Çelet panairi i administratës publike, 1 183 vende të lira pune për juristë e inxhinierë - Business Magazine Albania

Çelet panairi i administratës publike, 1 183 vende të lira pune për juristë e inxhinierë

Për çdokënd që do të punojë në shtet, panairi i administratës publike, i hapur në Tiranë ofron një mundësi. Për këtë vit ka 1 183 vende të lira pune dhe deri më tani janë shpallur 500 pozicione, nisur nga specialist deri ne nivele drejtuese.

“Të gjitha institucionet, ministritë kanë nevoja për rekrutim, me profile nga të gjitha fakultetet, edhe jurist ka shumë, edhe inxhinierë, sidomos elektronikë, ndërtimi, të mjedisit, gjeologë, pra vendet janë të larmishme”, thotë Enkela Dudushi, drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike.

Në nisje të këtij panairi, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirderni, vuri theksin tek puna që do bëhet për motivimin e punonjësve.

“Është i domosdoshëm vlerësimi për ato që punojnë në administratë, ato që janë asete jo vetëm të ndihen të vlerësuar por edhe të shkojnë të motivuar në punë”, tha Pirderni.

Për të rinjtë që kanë minimalisht një diplomë Bachelor, së shpejti pritet të hapen edhe aplikimet për praktikë pune në shtet.

“Për të gjithë qytetarët e interesuari për vendet e lira të punës, projektet dhe shërbimet që ofrojnë administrate publike, panairi do të qëndrojë i hapur deri më 29 Maj” klan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0