Lajme
Banka e Shqipërisë: Rritje pozitive e ekonomisë për 2016-ën
Banka Shqipërisë pret rritje pozitive të ekonomisë për vitin 2016 dhe stabilizim në tremujorin e parë të 2017-s. Në deklaratën e politikës monetare, guvenatori Gent Sejko tha se nga analizat dhe nga të dhënat e tërthorta rezulton se rritja ekonomike do të mbështetet nga shtimi i konsumit dhe rritja e investimeve private.