Porsche nuk planifikon të prodhojë makina pa shoferë

Porsche nuk planifikon të prodhojë makina pa shoferë


Makina sportive gjermane “Porsche” nuk planifikon të prodhojë makina pa shoferë, sipas një interviste dhënë një gazete gjermane nga drejtuesi i kompanisë.

Lamborghini, makinë që është pjesë e grupit ” Volkswagen Group”, ka shprehur skepticizmin për prodhimin e automjeteve pa shoferë, një koncept që firmat e tjera si BMW dhe Mercedez-Benz e kanë mbështetur për modelet e reja të makinave.  

Komentet nga drejtuesi i “Porsche” Oliver Blume tregojnë se disa firma prodhimi makinash besojnë se klientët e tyre duan të jenë në drejtim të makinës.

“Një njeri do ta drejtojë vetë një Porsche,” tha Oliver Blume gjatë një interviste me gazetën Westfalen-Blatt.

“Një iPhone i përket xhepit dhe jo rrugës,” shtoi Blume, duke bërë të qartë se kompania gjermane nuk do të bashkëpunojë me kompanitë teknologjike.

Makinat pa shoferë priten të zënë 13% të tregut të makinave në vitin 2025. Ky treg i ri do të ketë vlerën e $42 miliard sipas Boston Consulting Group.

Kompania e makinave “Porsche” me qendër në Shtutgart, e cila është e përqendruar në performancën dhe ndjesinë që të jep makina, po planifikon që modelet e saj të ardhshme të ulin ndjeshëm ndotjen ndaj ambjentit.

Një model hibrid i “Porsche 911” pritet të dalë në treg gjatë vitit 2018, sipas kreut të kompanisë.

Porsche planifikon të shpënzojë 1 miliard euro për të prodhuar modelin Mision E, e cila do të jetë makina e parë tërësisht elektrike e prodhuar nga gjigandi gjerman. Kjo politikë e Porsche i ngjan asaj të kompanisë mëmë “Volkswagen” për të rritur numrin e modeleve elektrike, pas një skandali për sa i përket nivelit të ndotjes nga makinat e mëparshme.

Misioni E, do të ketë një fuqi më shumë se 600 kuaj dhe bateritë mund të mbajnë deri në 500 km. Ky version i ri pritet të dalë në fund të dekadës.

/Business Insider/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0