Horoskopi javor i Biznesit dhe Jetës Profesionale-1 Shkurt 2016

Horoskopi javor i Biznesit dhe Jetës Profesionale-1 Shkurt 2016


Horoskopi javor i Biznesit 1 Shkurt 2016- 7 Shkurt 2016

1.Dashi (21 mars- 19 prill)

Deri më tani Zotat e profesioneve kanë kërkuar që të merrni pak kohë dhe me kaq shumë sa keni për të shpalosur, lançimi i vitit tuaj të ri profesional do të jetë me një hap pak më shumë të nxituar, deri tani. Ndërsa kthimi i drejtëpërdrejtë i Mërkurit në sektorin tuaj të karrierës të Hënën e shkuar çliroi ‘frenat’ dhe ndezi dritën ‘jeshile,’ pas javësh në lëvizje të kundërta gjërat filluan të lëviznin sërish duke marrë kohë nga pjesa më e madhe e javës së shkuar, tani keni një ndjesi se është koha të filloni të luani seriozisht këtë javë. Ndërsa Mërkuri nuk do të largohet nga sektori juaj i karrierës deri në fundin e javës së ardhshme dhe Venusi do të qëndrojë edhe për tri ditë të tjera, ata po punojnë me forca revolucionare dhe impulsive këtë javë për t’i bërë gjërat që të lëvizin. Me zemrën dhe mendjen në të njëjtën faqe dhe me mbështetjen nga forcat e fuqishme të punës, jeni të aftë të ndërmerrni disa lëvizje të guximshme.

2. Demi (20 prill- 20 maj)

Falë vizitës së Hënës në sektorin tuaj të punës gjatë fundjavës ju jeni të aftë të lëvizni në drejtim të javës së re me gishtërinjtë në “puls” dhe veshët “hapur,” me një qasje intuitive në çështjet e punës ashtu si drita diellore në situatën tuaj të karrierës, të çështjeve dhe opsioneve, duke e rimëkëmbur vitin tuaj të ri profesional. Gjithsesi, ndërsa doni të mbaheni mbi pista dhe të dhëna të vlefshme me të cilat ju ka lënë, mund të ketë një tundim që të krijoni ndonjë tension pune që ka sjellë me vete, të lumtur që kjo situatë nuk është më. Sërish në vend që të shmangni tensionet e punës, bëni më mirë t’i përqafoni ato, në mënyrë të veçantë ndonjë sorollatje në ditët e para të punës, në mënyrë që ta përdorni këtë për t’iu rikthyer sërish shpirtit luftarak me të cilin erdhët gjatë vitit. Ndonjëherë pak presion dhe “thirrje zgjimi” mund të jenë më të dobishme se sa një e ashtuquajtur një dorë që ju drejtohet për ndihmë.

3. Binjakët (21 maj-21 qershor)

Nisja e javës me Hënën në sektorin tuaj të punës ka për të qenë gjithmonë një avantazh, duke ju dhënë një epërsi intuitive që nga fillimi i hershëm, por kjo është një rikrijim i ngjarjeve në ditët e para të vitit, kur mund të kishit qenë ende në periudhë pushimesh. Ku Hëna dhe Marsi u rikthyen në sektorin tuaj të punës brenda orëve të njëri-tjetrit në ditët e para të vitit, Hëna lëvizi shpejt përpara, por jo para se t’i mbushte me energji pasionet e tua të punës dhe shpirtin konkurrues dhe luftarak me shumë përgjigjie emocionale dhe intuitive. Hëna ka marrë formë të plotë dhe katër javët e para në rreshtim në ditët e para të javës është një shans për të rikapur pak nga entuziazmi i fillimit, këtë herë sapo ju keni nisur të keni një sens të mirë të objektivave gjithëpërfshirës profesionalë ose në fjalë të tjera një sens të mirë të asaj për të cilën luftoni.

4. Gaforrja (22 qershor- 22 korrik)

Shfrytëzoni shumicën e mundësive për të patur një fillim të ngadaltë për javën tuaj profesionale, duke i dhënë vetes suaj një fundjavë të gjatë nëse mundeni ose të paktën të balancoheni midis punës dhe të luani me një prioritet në ditët e para të javës. Derisa Hëna të rikthehet në sektorin tuaj të punës në mesin e javës, edhe forcat e punës dhe karrierës janë më të fokusuara në ngadalësimin e hapit dhe të parit e gjëra nga një këndvështrim më gjithëpërfshirës, me javën e punës e cila fillon me seriozitetin më të lartë të Mërkurën. Në botën reale ka punë për t’u bërë dhe mund të duket se jeni atje me trup, por jo me shpirt gjatë ditëve të para të javës, me lejen e plotë të Zotave të profesioneve. Për një herë të vetme ata ju marrin vëmendjen me forcat e punës dhe të karrierës të cilat do të rigrupohen në fillim të zhvillimeve të javës pasardhëse në frontin e të ardhurave. Fokusi për tani është mbi themelet dhe kuadrin e punës, gati për punën reale.

5. Luani (23 korrik- 22 gusht)

Me Diellin i cili tashmë është larguar nga sektori juaj i punës, Mërkurin i cili largohet në fund të javës së ardhshme dhe Venusin vetëm pak ditë pas tij, do të kishte pasur gjithmonë një ndjesi urgjence me një shpejtim për të lançuar vitin e ri të punës. Ky do të kishte qenë rasti më i mirë gjithsesi, por ka një thirrje të vërtetë për aksion dhe po ndihet nëpërmjet mendjes dhe zemrës, e shkaktuar nga Plutoni, planeti i ndryshimit dhe revolucionit. Do të zbuloni se do të fitoni besim për të bërë disa zgjedhje të reja të guximshme, vendime dhe plane, por më e rëndësishmja kurajon për të përqafuar ndryshimin e zemrës dhe mendjes. Derimë tani çdo gjë ka qenë rreth eksplorimit të opsioneve dhe ndërsa Zotat e profesioneve do të qëndrojnë në gatishmëri për ta bërë “rrotën” të ecë, shtytja për të iniciuar gjërat që do ta bëjnë këtë vit të ri profesional të ecë me shpejtësi maksimale dhe në rrugën e duhur ka nisur.

6. Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)

Ndërsa Dielli ka qenë në sektorin tuaj të punës për 11 ditë nga koha që jeni futur në javën e re, jo më parë se largimi i Ceres (perëndesha e grurit dhe agrikulturës) të Premten e kaluar, ai më në fund erdhi vetëm, dhe me një Hënë të Re herët gjatë javës së ardhshme dhe Mërkurin i cili rikthehet më vonë gjatë javës, duhet që këtë javë të merrni pozicionet tuaja. Aty ku Ceres ka shpenzuar pjesën më të madhe  të vitit të kaluar duke ripërcaktur nevojat dhe prioritetet tuaja në frontin e punës dhe që nga java e ardhshme do të ketë më tepër aksion, për tani ju keni një javë ku ju jeni të aftë të fokusoheni kohë pas kohe dhe në stabilizimin e një pikënisje autentike. Ju nuk keni pse të bëni zgjedhje, vendime dhe plane, kjo do të jetë përgjegjësia e Mërkurit dhe nuk duhet të shikoni drejt së ardhmes, pasi keni kaluar njëherë në atë rrugë. Ajo gjë për të cilën keni nevojë është një javë ku ju mund të qëndroni te momenti të fokusuar në mbajtjen e këmbëve në tokë dhe thjesht te vëzhgimi.

7. Peshorja (23 shtator- 23 tetor)

Çdo javë që nis me Hënën në sektorin tuaj të të ardhurave do të jetë e mirë për Zotat e parave dhe të profesionit, por edhe më shumë gjatë kësaj jave. Në një anë, rikthimi për t’u rilidhur me Marsin do të  sjellë një nuhatje për paratë. Me Ceres e cila do të shpenzojë javën e parë të saj të plotë në sektorin tuaj të punës dhe me Diellin vetëm pak javë larg, kjo vjen sapo Zotat e profesioneve po fillojnë ta sjellin në drejtimin e duhur këtë vit të ri të punës. A e keni pyetur ndonjëherë veten çfarë do të ndodhte nëse do të ktheheshit mbrapa dhe të nisnit nga e para, duke i kushtuar më shumë rëndësi dhe duke mos patur ngut për t’i nxituar gjërat? Imaginoni se ky ishte ai rast dhe me Diellin i cili nuk rikthehet deri më 19 Shkurt jepini vetes një shans që thjesht të kushtoni vëmendje.

8. Akrepi (24 tetor- 21 nëntor)

Ndërsa mund të jeni ende duke luftuar për t’u motivuar ndërsa lëvizni drejt javës së re, nëse nuk jeni gati për të vendosur “kapelen” e profesionit deri të Martën ose edhe të Mërkurën ju nuk do të keni ankesa nga Zotat e profesionit. Pas Hënës së Plotë të javës së shkuar në sektorin tuaj të karierës dhe zhvillimeve të reja në frontet e punës dhe karrierës gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, një ndjesi se era nuk po ju fryn më në drejtim të velave tuaja ka shumë gjasa që të jetë shkaktuar nga vetë Zotat e profesionit në mënyrë që ju të ngadalësoni pak. Ndërsa ka një aleancë të fuqishme të forcave në lojë në frontet e punës dhe të të ardhurave, planetet po luajnë një lojë të gjatë dhe e dinë rëndësinë e përshkallëzimit të vetes dhe të gjetjes së kohës për ta dëgjuar veten teksa mendoni. Kur mbani mbi kokë 24/7 kapelen e profesionit është e vështirë të vijnë momentet Eureka.

9. Shigjetari (22 nëntor- 21 dhjetor)

Zotat e profesionit janë më të fokusuar në luajtjen e rolit mbështetës këtë javë, pavarësisht faktit se ata janë një forcë për t’u vlerësuar në të drejtën e tyre. Me elementin e fatit në lojë në frontin e karrierës dhe dyert e hapura ndaj shanseve të dytave dhe fillimet e reja, influenca e tyre mund të jetë e nënvlerësuar, duke kaluar pa u vënë re. Kjo është pjesërisht sepse ka më shumë fokus në çështjet e të ardhurave këtë javë dhe këtu është momenti kur Zotat e profesionit po japin mbështetjen e tyre, duke e ditur se me një mendje të zgjuar për para dhe me bërjen e zgjedhjeve, vendimeve dhe planeve që bëni tani, ndërsa viti profesional që shpaloset do t’ju sjellë paratë. Ajo për të cilën ju po nisni të keni një sens të vërtetë është për shkak të opsioneve që keni, por edhe prej faktit se sa pak urgjencë dhe sa shumë konfidencë ka.

10. Bricjapi (22 dhjetor- 19 janar)

Falë vizitës së Hënës në sektorin tuaj të karrierës gjatë fundjavës ju jeni të aftë të lëvizni drejt javës së re me instiktet tuaja të mprehta profesionale, por edhe me cfarëdolloj tensioni të balancës punë-jetë personale që do t’ju shfaqen rrugës. Hëna është larguar vetëm të Dielën, kështuqë ndërsa lëvizni drejt javës së re ju vetëm sa keni filluar procesin e përpunimit të rëndësisë së pistave dhe të dhënave të vlefshme. Gjithsesi, më e rëndësishme se çdo e dhënë e fituar gjatë fundjavës është shansi që solli kjo për t’iu rikthyer pasioneve profesionale, shpirtit kompetitiv dhe luftarak me të cilin erdhët gjatë këtij viti të ri profesional. Kjo është vizita e parë e Hënës që nga largimi i Marsit në ditët e para të vitit, me shansin për të rivizituar qëllimet dhe entuziazmin që patët në vigjilje të vitit të ri, kësaj radhe pa ekzaltim dhe me eksperiencë nga bota reale nën “lëkurë.”

11. Ujori (20 janar- 18 shkurt)

Duke ardhur në javën e re me Hënën në sektorin tuaj të karrierës do të jetë gjithmonë një avantazh, por në mënyrë të veçantë kur Hëna bëhët në një skuadër me Marsin, planetin e luftës dhe të kozmosit. Kjo është një bërje bashkë e përgjigjieve emocionale dhe pasionante që e sollën këtë vit të ri profesional drejt një fillimi të papritur, mundësisht duke ju zënë të pandërgjegjshëm dhe/ose në një periudhë pushimesh. Sapo Hëna dhe Marsi kthehen bashkë kjo është një mundësi për veprim, kësaj radhe në aspektin e pasioneve profesionale, shpirtin luftarak dhe konkurrues, kështuqë kur t’ju vijnë instiktet profesionale ju e dini saktësisht se çfarë të bëni me to. Fokusohuni në ditët e para të javës në ato gjëra që ju gjallërojnë.

12. Peshqit (19 shkurt- 20 mars)

Edhe nëse e gjeni të vështirë të shkundni ndjesinë e fundjavës, edhe nëse kjo shtrihet në ditët e para të javës, nuk do të ketë ankesa nga Zotat e profesionit.  Një ndjesi e dëshirës së shfrenuar për bredhje, kuriozitetin dhe aventurën po merr gaz nga një pasion për aventurën dhe një uri për eksperienca më të pasura në jetë. Me Hënën e cila nuk kthehet në sektorin tuaj të karrierës deri në mesin e javës, disa zhvillime të mëdha në frontin e të ardhurave gjatë muajve të ardhshëm, Zotat janë më shumë se të lumtur për tërheqjen e vëmendjes, ndërsa janë më të fokusuar për lojën në aspektin afatgjatë. Zotat e profesioneve mund të dinë se ju do të përfitoni nga shansi për t’u shpëtuar disa grackave.

/Forecasters/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0