Stafi i Wizz Air në Tiranë ju fton në eventin e hapur për rekrutime! - Business Magazine Albania

Stafi i Wizz Air në Tiranë ju fton në eventin e hapur për rekrutime!

Wizz Air- TIRANA po kërkon të punësojë staf për bazën e tyre në Tiranë. Paraqituni në adresën e mëposhtme për të marrë pjesë: MAK Albania Hotel Sheshi Italia 2 , Tiranë 1019, Albania. Të gjithë eventet do të zhvillohen në MAK ALBANIA HOTEL. 

Orari fillimit: 09:00 AM

Datat:

14/01/2022

20/01/2022

31/01/2022

Wizz Air-Tirana po kërkon njerëz me gjallëri dhe plot energji që dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit në rolin e Stjuardesë/Ekip Kabine!

Ky event është një rekrutim i hapur dhe nuk keni nevojë për një ftesë për të marrë pjesë.

Çfarë mund të prisni nga ky event? 

– Një prezantim i shkurtër personal

– Improvizim në role për situata të ndryshme 

– Improvizim në ekip

– Prezantim i kompanisë

– Intervistë 

Kur duhet të paraqiteni? 

Prezantimi fillon në orën 9 të mëngjesit, lutemi të arrini në kohën e duhur!

Çfarë duhet të merrni me vete? 

Një CV të përditësuar në anglisht. 

Sa kohë zgjat eventi? 

Ju lutemi të përgatiteni pasi eventi mund të zgjasë deri vonë pasdite.

Si është jeta e një anëtari të ekipit të Wizz? 

– Krjimi i një shërbimi të shkëlqyer ndaj klientit dhe krijimi i një atmosfere miqësore në fluturime

– Menaxhimi i shitjeve në fluturim dhe menaxhimi i parave

– Kryerja e duhur të detyrave që lidhen me sigurinë e avionit dhe të pasagjerëve, duke mbajtur qëndrueshmërinë me standarte etike të lartë. 

-Mirëpret pasagjerët me një buzëqeshje dhe ndihmon ata gjatë fluturimit

-Ardhja  në kohë në punë, të pushuar mirë dhe të rregulluar në paraqitje në mënyrë që të menaxhojë këto detyra në nivel të lartë. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #27 - Nëntor 2021

Miq, lexues të BusinessMag,

Ky numër i ri revistës vjen në një sezon të nxehtë plot me zhvillime interesante në botën e startupeve. Jam i sigurt që secili nga ju është i ngarkuar shumë më tepër se në çdo periudhë tjetër në përpjekjet për të çuar gjërat përpara, ndaj ju falenderoj që po gjeni kohën për të lexuar këto rreshta. 

Dikush më pyeti sot, sa optimist je për të ardhmen? U përgjigja pa menduar, se kjo nuk është pyetje për një sipërmarrës. Ne optimizmin e kemi në gjak, pasi është stimuli kryesor që çon përpara iniciativat e çuditshme që ndërmarrim, shpesh pa u menduar gjatë! 

Këtë optimizëm përpiqemi ta sjellim në faqet në vazhdim nëpërmjet intervistave me personazhe të njohur dhe të panjohur, të cilët me punën e tyre të përditshme ndikojnë në jetën e mijëra njerëzve përreth. 

Me punën që bëjnë, me historitë që rrëfejnë mbi sfidat e ndryshme, mes dështimesh dhe suksesesh ata/ato frymëzojnë, motivojnë duke përshkruar maratonat vetjake drejt suksesit; pavarësisht pengesave, duke kaluar nga dështimi në dështim, por pa humbur entuziazmin (siç thotë dhe Churchill). 

Njihuni …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0