Brian Solis, hulumtues lider dhe autor bestseller i Marketingut në Spark.me - Business Magazine Albania

Brian Solis, hulumtues lider dhe autor bestseller i Marketingut në Spark.me


Skuadra organizatore e Spark.me, një nga konferencat më të mëdha të marketingut/internetit në Europën Juglindore e cila do të mbahet më 28-29 Maj në Budva të Malit të Zi, sapo ka konfirmuar një spiker kyç në Spark.me- Brian Solis, analist dixhital, autor bestseller dhe spiker kyç nga San Francisco.

Brian është një analist kryesor në firmën e kërkimit Altimeter Group, e njohur për kërkimet e saj në fushat si media sociale, Internet of Things dhe privacia e të dhënave. Si një analist dixhital, antropolog dhe futurist, Brian ka studiuar efektet e teknologjive të reja te bizneset dhe shoqëria. Si rezultat i punës së tij, Brian ndihmon gjithashtu brandet lidere, të famshmit dhe startupet të zhvillojnë një transformim të ri dixhital dhe strategji inovacioni dhe u jep mundësinë bizneseve të përshtaten në tregjet e reja.

Brian ka qenë autor i librave të ndryshëm bestseller të cilët adresojnë të ardhmen e biznesit në epokën dixhitale, mes të cilëve janë “What’s the Future of Business”, “The End of Business as Usual”, dhe “Engage”. Libri i tij më i fundit, “X: The Experience When Business Meets Design”, prezanton rëndësinë e eksperiencave si brande të reja duke bërë bashkë botën e Eksperiencës së Konsumatorit (CX), Eksperiencën e Përdoruesit (UX), dhe Eksperiencën e Brandit (BX) për t’i dhënë një përfytyrim tjetër udhëtimit të konsumatorit dhe ciklit të jetës së produktit.

Ai është një kontribuues i rregullt në publikimet e bizneseve dhe industrive lider përfshirë Ad Age, Forbes, Wired dhe VentureBeat midis të tjerëve. Blogu i Brianit është konsideruar vazhdimisht si një nga blogjet lider të marketingut dhe biznesit në të gjithë botën. Brian moderon gjithashtu edhe Revolution, një serial tё videove online që ekzaminojnё teknologjinë, tendencat dhe praktikat më të mira dhe i prezanton shikuesit me liderat pionerë. Ndër të ftuarit e tij kanë qenë: Katie Couric, Mark Burnett, Shaquille O’Neal, Billy Corgan, dhe Guy Kawasaki.

Si një spiker shumë i dëshiruar, Brian ndan vizionin dhe eksperiencat e tij në mënyrë aktive nëpërmjet kërkimeve dhe prezantimeve në konferenca dhe evente në mbarë botën për të ndihmuar organizatorët dhe për të përqafuar dinamikat që përcaktojnë ngritjen e transformimit dixhital, inovacionit, konsumerizmit dhe stileve dixhitale të jetesës.

Kjo është hera e parë që Brian Solis do të flasё në një konferencë në këtë rajon, dhe organizatorët ftojnë të gjitha palët e interesuara të blejnë biletat e tyre në kohë. Më shumë se 350 njerëz nga 17 shtete janë rregjistruar tashmë për Spark.me. Çmimi i plotë i biletës është 250€, ose 70€ në rastin e një bilete studentore. Biletat mund të transferohen më pas te një person tjetër (“emri ndryshon”), por shuma nuk ripaguhet. Biletat e studentëve janë të disponueshme për personat që janë ende në vitet e studimit, të sapodiplomuarit dhe studentët e PhD deri në 27 vjeç, dhe për ata që do të diplomohen deri në janar 2016. Biletat e Spark.me janëtë vlefshme në faqen zyrtare të konferencës, në www.spark.me.

Spark.me është një nga konferencat më të rëndësishme të Internetit dhe Marketingut që mbahen në Europën Juglindore. Kjo konferencë do të mbahet në datat 28-29 Maj 2016, në Hotel Mediteran, Budva, Mal i Zi. Ky event është zhvilluar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që merret me mbarëvajtjen e domain-it kombëtar malazez-.ME. Spark.me sjell historitë më të reja teknologjike, modele biznesi inovative, strategji për rritjen e kompanive teknologjike dhe liderë në botën e biznesit, sipërmarrjes, teknologjisë dhe startup-eve.

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0