Netflix përballet me një problem të madh, dhe ai quhet “Netflix-i i Kinës” - Business Magazine Albania

Netflix përballet me një problem të madh, dhe ai quhet “Netflix-i i Kinës”

Netflix përballet me një problem të madh, dhe ai quhet “Netflix-i i Kinës”

Netflix mund të jetë duke u përballur me një sfidë të madhe  dhe ajo është Kina. Gjigantët kinezë të transmetimit online po fitojnë me shpejtësi terren ndaj rivalëve amerikanë në tregun në lulëzim të Azisë Juglindore. Sipas një raporti të Nikkei Asia, kompani si iQiyi dhe Tencent po investojnë fuqishëm duke u fokusuar te prodhimi i përmbajtjes origjinale të përshtatur për audiencat lokale.

iQiyi, “Netflix-i i Kinës”

I quajtur shpesh “Netflix-i i Kinës”, iQiyi, një filial i Baidu  ka nisur zgjerimin në Azinë Juglindore që prej vitit 2019 dhe tashmë ka një prani të fortë në Tajlandë, Indonezi dhe Malajzi. Platforma ka tërhequr mbi 36 milionë abonentë mujorë në rajon duke ofruar një kombinim mes shërbimit falas me reklama dhe abonimeve me tarifa të përballueshme. Vetëm në Tajlandë, biblioteka e iQiyi numëron mbi 9,000 tituj, ku më shumë se 60% janë prodhime kineze. Përmbajtja varion nga dramat historike kineze te filmat hollivudianë, por fokusi kryesor është te investimi në prodhime lokale. Kompania planifikon të shpenzojë deri në 1.54 milionë dollarë për çdo prodhim dhe të publikojë 4–6 tituj tajlandezë çdo vit, duke synuar gjinitë popullore si dramat “boys’ love” dhe “girls’ love”. Në Indonezi dhe Malajzi, iQiyi po bashkëpunon me studio lokale dhe operatorë si Telkomsel, që ka mbi 170 milionë abonentë. Në Kinë, iQiyi rivalizon drejtpërdrejt me Tencent Holdings dhe Alibaba Group, duke regjistruar mbi 400 milionë përdorues aktivë mujorë.

Lexo edhe:Po vijnë divorcet nga AI, 75-vjeçari tenton të lërë bashkëshorten për një të dashur virtuale!

Tencent, nga ana e saj, ka lançuar shërbimin WeTV në Azinë Juglindore në vitin 2019 dhe po ndjek një strategji të ngjashme për përmbajtje origjinale. Që nga viti 2024, kompania ka nisur prodhimin e programeve lokale të idhujve muzikorë, duke sjellë grupe të suksesshme si NexT1de, një boyband me shtatë anëtarë. Më herët këtë vit, iQiyi njoftoi se do të hapë parkun e saj të parë tematik, të quajtur “iQiyi Land”, në qytetin Yangzhou, provinca Jiangsu, vetëm dy orë larg nga Shangai me trenin e shpejtësisë së lartë. Parku do të bazohet në personazhet e shfaqjeve origjinale të kompanisë. Edhe pse shërbime amerikane si Netflix dhe Amazon Prime Video hynë në rajon rreth vitit 2016 dhe ruajnë pozita të forta – p.sh. në Singapor kanë gati 60% të tregut, kompanitë kineze po mbyllin me shpejtësi hendekun. Në Tajlandë, ato zotërojnë tashmë 40% të tregut, duke kaluar për herë të parë shërbimet amerikane që mbajnë rreth 30%.

Një faktor i rëndësishëm është prania e madhe e diasporës kineze në Azinë Juglindore dhe popullariteti në rritje i përmbajtjes kineze. Një tjetër arsye është konkurrenca e ashpër në tregun e brendshëm kinez, ku të ardhurat dhe fitimet janë në rënie. Për këtë arsye, kompanitë po shohin drejt tregjeve të jashtme. Me një popullsi të re dhe të ardhura në rritje, Azia Juglindore shihet si një mundësi gjigante. Vetëm tregu i transmetimit online në këtë rajon pritet të arrijë në 6.8 miliardë dollarë deri në vitin 2030, një rritje prej 49% krahasuar me vitin 2024.

TOI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0