Brenda gushtit, platforma si Facebook, Instagram nën monitorim të rreptë për postimet - Business Magazine Albania

Brenda gushtit, platforma si Facebook, Instagram nën monitorim të rreptë për postimet

Përmbajtja e fotove dhe postimeve të tjera në platformat kryesore në internet si Facebook, Instagram, Snapchat, Amazon si 19 të tjera, që kanë të paktën 45 milionë përdorues mujorë në Evropë, do të editohet në rast se është e papërshtatshme.

Ndryshimet e Kushteve të Shërbimit do të jenë në përputhje me Aktin e ri të Shërbimeve Dixhitale të BE-së me qëllim që të goditet përmbajtja e paligjshme.

Sipas Komisioni Evropian, të gjitha këto platforma deri në fund të kësaj jave apo në fillim të javës tjetër, rrezikojnë të gjobiten deri në 6% të të ardhurave të tyre në mbarë botën.

Akti i Shërbimeve Dixhitale të BE-së kërkon që platformat dhe motorët e kërkimit “shumë të mëdhenj” të caktuar nga fundi i gushtit 2023 të ndërmarrin hapa, të tilla si vlerësimet vjetore të rrezikut, për të goditur përmbajtjen e paligjshme në internet.

Afati i fundit për pajtueshmërinë me DSA fillon nga 25 gushti.

DSA kërkon që platformat shumë të mëdha t’i japin Komisionit Evropian vlerësime vjetore të rrezikut, t’u japin akses në algoritmet e tyre zyrtarëve të BE-së dhe studiuesve të përzgjedhur, të sigurojnë që të drejtat themelore të mbrohen në kushtet e tyre të shërbimit, të jenë transparente me reklamat dhe të ofrojnë opsione ankesash dhe rrugët jashtë gjykatës për problemet e konsumatorëve.

Këto platforma do të duhet të tregojnë se kanë mjetet për të ndaluar mallrat, shërbimet dhe përmbajtjet ilegale në internet. Po ashtu duhet të ndihmojnë në identifikimin e shitësve online të mallrave të paligjshme; të ndalojnë disa kategori reklamash në internet (të tilla si ato që synojnë fëmijët, ose ato të bazuara në racë, etni ose orientim seksual).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0