Bordi i Entit Rregullator shtyn fashat e energjisë. Në tetor çmimi mbetet i pandryshuar - Business Magazine Albania

Bordi i Entit Rregullator shtyn fashat e energjisë. Në tetor çmimi mbetet i pandryshuar

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) miratoi shtyrjen e fashave të energjisë për muajin tetor shpallur më herët nga qeveria.

Kryetari i ERE, Petrit Ahmeti tha se “praktikisht situata e krizës energjetike, krijuar nga lufta në Ukrainë ka bërë që të shpallet gjendja e emergjencës. Në këtë kuadër ERE ka respektuar të gjitha detyrimet ligjore menjëherë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme”. Ahmeti vuri në dukje se aktualisht në vendin tonë është përmirësuar situata hidrike në HEC-e dhe është ulur konsumi.

“Bordi i ERE-s është në koherencë me zhvillimet e vendit dhe është në shërbim të qeverisë që është në shërbim të popullit”, deklaroi Ahmeti.

Lexo edhe: Shtyhet rritja e çmimit të energjisë

E pranishme në mbledhjen e Bordit, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, kërkoi revokim të vendimit për rritjen e çmimit mbi fashën 800 kWh.

“Bordi nuk i dëgjoi propozimet e mia, ku ju kërkova që të mos rritej çmimi i energjisë. Kam kërkuar revokimin e vendimit. Nuk ka asnjë argument që të rritet çmimi i energjisë. U kam kërkuar që të ruani funksionin kushtetues. Qeveria nuk mund të thotë dot se hyn në fuqi vendimi i ERE. Nuk e justifikon as nga pikëpamja ekonomike. Ky Bord duhet të tregojë kompetencat ligjore. Duhet të merrni vendime që lidhen me interesin publik”, u shpreh Tabaku.

Ndërkohë ERE në mbledhjen e sotme propozoi vendosjen e fashës 800 kËh nga 1 nëntori deri më 31 dhjetor 2022.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0