Shtyhet rritja e çmimit të energjisë - Business Magazine Albania

Shtyhet rritja e çmimit të energjisë

çmimi i energjise

Konsumatorët familjarë nuk do të përballen me fashën 800 kWh duke nisur nga 1 Tetori, ndryshe nga sa  ubë e ditur këtë muaj nga qeveria. Vendimi vjen një ditë para masës së parashikuar.

Kryeministri Edi Rama, tha gjatë komunikimit të tij publik, se afati do të shtyhet, nisur nga përmirësimi situatës energjetike në vend.

Ai theksoi se, “siç e kemi njoftuar, nga 1 Tetori, pra nga nesër, është planifikuar hyrja në fuqi e fashës së konsumit 800 kWh mbi çmimin e mbrojtur nga qeveria për konsumatorët familjarë. Kjo fashë synon, nga njëra anë mbrojtjen në vazhdimësi të 96% të familjeve, të cilat edhe gjatë dimrit nuk e kalojnë kufirin e 800 kWh. Nga ana tjetër, fasha synon që 4% e abonentëve, të cilët e tejkalojnë këtë kufi dhe konsumojnë afro 20% të të gjithë sasisë së energjisë, të paguajnë me çmimin real çdo kë mbi kufirin e 800 Kw”.

Sipas tij, kërkesa për eneergji ka rënë duke theksuar ndryshimin e kushteve të motit, por edhe reagimin qytetar pas njoftimit për rritje. “Në 1 Shtator, kur vendosëm fashën me çmim të mbrojtur deri 800 kw, kërkesa për energji nga KESH ishte rreth 17, 000 Kwh, sot është rreth 11, 000 Kwh. Pa diskutim, në këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol rënia e temperaturave të nxehta, por s’ka dyshim se rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i një qasje pozitive të abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë”.

Kryeministri theksoi gjithashtu se, kemi pasur përmirësim të nivelit në Fierzë dhe presim që të materializohen dhe parashikimet për reshje të tjera në fund të dhjetë ditëshit të parë të tetorit.

“Ndaj, bazuar në një analizë më të detajuar të të gjithë parametrave teknikë dhe të projeksioneve, si dhe me angazhimin e plotë për të shfrytëzuar çdo mundësi dhe hapësirë që krijohet që ta lehtësojmë sadopak barrën faktike, por dhe atë psikologjike të kësaj situate ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 Kw të mos hyjë në fuqi në muajin tetor”, tha Rama në fjalën e tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0