Bord edhe për çmimet e inputeve. Ministria e Financave paralajmëron për çmime të larta edhe vitin e ardhshëm - Business Magazine Albania

Bord edhe për çmimet e inputeve. Ministria e Financave paralajmëron për çmime të larta edhe vitin e ardhshëm

Bord

Në tregun e produkteve të konsumit dhe lëndëve të para, po ngrihen disa borde. Rritja e çmimeve dhe rreziku i abuzimit e ka nxitur ministrinë e Financave të ngrejë edhe Bordin për monitorimin e çmimeve të inputeve bujqesore.

Në një konferencë për shtyp, Ministrja Ibrahimaj theksoi se, “Kemi ngritur bordin e transparencës të çmimeve të produkteve të shportës dhe jemi kujdesur të përcaktojmë formulën për marzhet e tregtarëve. Ndryshe nga karburantet, për produktet ushqimore ka një tjetër specifikë ushqimesh dhe për disa marka. Në mbledhjen e mbajtur 1 prill bordi i transparencës vendosi marzhet e tregtarëve për miellin, orizin, sheqerin dhe vajin e lulediellit. Për secilin produkt janë përcaktuar disa marzhe dhe me çmime referencë, që nuk do të jenë më të larta se ato të përcaktuara”. Ajo theksoi se, “jemi në diskutime për të përcaktuar të njëjtën metodologji për inputet bujqësore, për të garantuar furnizimin për një periudhë minimale prej 3 muajsh”.

Ndërkohë çmimet e larta pritet të na shoqërojnë për të gjithë vitin. Sipas parashikimeve të ministrisë së Financave, inflacioni i ushqimeve do të zgjasë më shumë se në harkun kohor të këtij viti”, pohoi ministrja Ibrahimaj.

Ministrja theksoi ndërkohë se, sipas skenarëve më pesimiste do të shikohet mundësia që ata që konsumojnë më tepër të paguajnë më shumë taksa.

Lexo: Pensionet indeksohen 3.3%. Shtresat në nevojë marrin 3000 lekë shtesë në muaj

Gjatë kësaj konference u prezantuan edhe të dhënat e ecurisë ekonomike të vitit të kaluar. Në dy muajt e parë të këtij viti të ardhurat u rritën 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021 ose 18,1 miliardë lekë, ku efekti i çmimeve ka dhënë një kontribut prej 1.9 miliardë lekë.

Procesi i fiskalizimit ka përfunduar tërësisht tek biznesi i madh ndërsa ka mbërritur në nivelin 81% për biznesin e vogël. Ministria pret që fiskalizimi të përfundojë në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti, pas shtyrjes prej 6 muajsh që u zhvillua.

Për sa i përket inflacionit, edhe pse në nivele të rritura 3.9% në muajin shkurt, ai është më i ulëti se vendet e rajonit. Këto shtete janë ndikuar më tepër nga kriza e ofertës që vitin e kaluar. Ndërsa kërkesa ka qenë më e lartë. Kjo shpjegohet me mbajtjen në kontroll të çmimit të energjisë elektrike.

Sipas parashikimeve, ministrja Ibrahimaj ka theksuar se rritja ekonomike do të jetë 3,2% nga 3,5% e parashikuar dhe inflacioni vjetor do të shkojë 4,5%.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0