Pensionet indeksohen 3.3%. Shtresat në nevojë marrin 3000 lekë shtesë në muaj - Business Magazine Albania

Pensionet indeksohen 3.3%. Shtresat në nevojë marrin 3000 lekë shtesë në muaj

Pensionet

Pensionet do të indeksohen me një vlerë prej 3.3% sipas vendimit të fundit të qeverisë. Qeveria ka miratuar paketën e Rezistencës Sociale dhe indeksimin e pensioneve. për të gjithë kategoritë e pensionistëve.

Ministrja e Financave tha për mediat se indeksimi i pensioneve do të jetë 3,3%. Ndërkohë, paketa parashikon subvencioni e naftës në sektorin e transportit dhe për fermerët. Shtresat në nevojë do të kenë një subvencion direkt 3,000 lekë për 3 muaj.

Ministrja tha se, “Me aktin normativ është miratuar indeksimi 3,3% i pensioneve për të gjitha kategoritë., si për pensionet e plotë, të pjesshme, të reduktuara, të invaliditetit, për ndihma të posaçme shtetërore, pensionet e fshatit dhe qytetit. Efekti financiar në buxhetin e shtetit  është prej 3,3 mld lekë”.

Parashikimi fillestar për indeksimin e pensioneve ishte 2,4%  sa inflacioni mesatar vjetor i vitit të kaluar, por nisur nga rritja e çmimeve për muajin janar dhe shkurt, ministrja tha se u vendos një indkesim prej 3,3%.

Numri i pensionistëve përfitues ështe 576 mijë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0