Bliss.al: Platforma shqiptare që po thyen stigmën e shëndetit mendor përmes teknologjisë - Business Magazine Albania

Bliss.al: Platforma shqiptare që po thyen stigmën e shëndetit mendor përmes teknologjisë

Bliss

Pas një përvoje të gjerë në industrinë e startupeve teknologjike, Jona Doda vendosi të ndërmarrë një nismë të re dhe personale: krijimin e Bliss.al, platformës së parë të terapisë online në shqip. E frymëzuar nga sfidat personale dhe nevojat e shumta që hasin shqiptarët brenda dhe jashtë vendit për akses në shërbimet e shëndetit mendor, Jona ndan me ne udhëtimin e saj drejt ndërtimit të kësaj platforme, sfidat dhe mënyrat se si Bliss po ndihmon për të thyer stigmën që rrethon shëndetin mendor në shoqërinë shqiptare.

Si lindi ideja për krijimin e Bliss.al dhe çfarë ju frymëzoi për të filluar këtë platformë?

Pas një përvoje rreth 10-vjeçare në botën e startup-eve teknologjike në Britani, Evropë dhe Shqipëri në pozicione leadership në growth & marketing, vendosa se ishte më në fund momenti t’i dedikoja kohë një projekti që e kisha me shumë përzemër, ku mund të bashkoja pasionin tim për teknologjinë dhe shëndetin mendor. 

Por, ideja konkrete e krijimit të një platformë terapie online në shqip, u përforcua nga sfida ime personale për të gjetur një psikolog në Tiranë pas kthimit nga Britania e Madhe. Gjatë këtij procesi, kuptova se sfidat që hasja nuk ishin unike. Shumë të tjerë po përballeshin me vështirësi të ngjashme në aksesin ndaj shërbimeve të shëndetit mendor. Ky realizim më frymëzoi për të nisur ndërtimin e një zgjidhjeje me qëllim demokratizimin e aksesit në shërbimet e shëndetit mendor për shqiptarët kudo në botë.

Bliss lindi si një platformë që synon të bëjë për shëndetin mendor atë që teknologjia ka bërë për kaq shumë fusha të tjera të jetës sonë – ta bëjë më të aksesueshme, më të përballueshme dhe më pak të stigmatizuar.

Çfarë ofron Bliss dhe çfarë sfidash hasët gjatë zhvillimit të platformës? 

Para një muaji sapo kemi lançuar versionin e parë të platformës bliss.al, i cili ofron:

Ky artikull është publikuar në numrin 36 të revistës Businessmag

Abonohu për të lexuar artikullin!

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0