Bëhet fjalë për një aksident, ku pronari i një Lamborghini Diablo ra në një hendek dhe e përplasi makinën e tij.
Lexoni: “Lamborghini” Made in Kosova i ndërtuar nga djaloshi nga Gjilani
Madje, pronari i cili pagoi gjysëm milion dollarë australianë, një aksident të tillë e bëri pikërisht në udhëtimin e parë.
Si shoferi ashtu edhe pasagjeri thuhet se i kanë shpëtuar përplasjes së dhunshme pa lëndime serioze. Lamborghini, megjithatë, nuk ia doli.
Lexoni: Lamborghini do të krijojë makinën e parë hibride, Sian
Megjithëse në raportin origjinal thuhej se makina vlente mbi 500,000 dollarë, vlera aktuale e modelit të veçantë Lamborghini Diablo arrin shumën midis 150,000 deri 250,000 $. Ekzistojnë vetëm 1.900 modele Lamborghini Diablos në botë.
Mos harroni, kjo është një makinë e privuar nga elektronika e ndërgjegjshme për sigurinë, një makinë në të cilën mund ta shtypni gazin lirshëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto