“Lamborghini” Made in Kosova i ndërtuar nga djaloshi nga Gjilani - Business Magazine Albania

“Lamborghini” Made in Kosova i ndërtuar nga djaloshi nga Gjilani


Djaloshi nga Gjilani, i cili krijoi automobilin e tij, është inspiruar nga marka e njohur e veturave Lamborghini.

Driton Selmani ka punuar për këtë veture përgjatë dimrit të kaluar dhe në fund kjo është arritja e tij.

Deri më tani sipas tij janë shpenzuar afërsisht 30 mijë euro.

Ai është inspiruar nga Lamborghini Reventon, duke ju afruar shumë origjinalit dhe premton se do të bëjë përparime të mëtetjeshme.

Motorri dhe pjesa e jashtme është e llojit Mitsubishi 3.0.

Burimi: klankosova.tv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0