Lamborghini do të krijojë makinën e parë hibride, Sian

 Lamborghini do të krijojë makinën e parë hibride, Sian


Përpara debutimit të tij zyrtar në Frankfurt Auto, Lamborghini ka zbuluar Sian, makinën e parë hibride. Sian do të thotë “ndezje e rrufesë”, një emër i përshtatshëm për një makinë, që është gjithashtu krijimi më i fuqishëm i kompanisë. Sian, do të jetë Lamborghini më i shpejtë dhe më i fuqishëm i krijuar ndonjëherë.

Numri i prodhimit të tyre do të jetë i kufizuar, vetëm 63 të tilla. Numri, specifik 63, vjen në përkujtim të vitit të themelimit të Lamborghini, më 1963. Motori i saj do të jetë V12 6.5 litërsh i përdorur në Lamborghini Aventador SVJ.

Lexo:  17 kanale në YouTube që adhuruesit e makinave duhet t’i konsiderojnë

Lamborghini “hibrid i butë” do të vazhdojë të mbështetet kryesisht në motorin V12 të tij, me fuqi 774 kuaj. Kombinuar me një motorr elektrik 34 kuajsh, makina do të jetë në gjendje të prodhojë një total prej 808 kuaj fuqi. Sistemi hibrid i makinës shton me 10% shpejtësinë e tij, sipas Lamborghini.

“Lamborghini Sian përfaqëson hapin e parë në rrugën e Lamborghini për elektrifikimin, dhe përshpejton motorin tonë të gjeneratës tjetër V12,” tha Stefano Domenicali, kryetari Lamborghini dhe kryeshefi ekzekutiv.

Kompania pretendon se Sian do të përshkojë nga 60 km në orë në më pak se tre sekonda dhe do të ketë një shpejtësi prej më shumë se 217 km në orë. Në aspektin e dizajnit, makina huazohet nga koncepti i kompanisë Terzo Millennio, i cili gjithashtu përmbante linja agresive dhe drita LED futuriste. Dizajnerët e Lamborghini thonë se janë frymëzuar nga supermakinat e viteve 80.

Lexo: Kompania kineze Huansu Auto “klonon” një Lamborghini Urus

63 makinat, prodhimi i të cilave do të fillojë më 12 shtator të këtij viti, janë të gjitha të porositura dhe pritet që çmimi i tyre të kapë shifra marramendëse. Një prej tyre do të kushtojë 3.6 milionë dollarë.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0