Kompania kineze Huansu Auto "klonon" një Lamborghini Urus

Kompania kineze Huansu Auto “klonon” një Lamborghini Urus


Nëse imitimi është forma më e sinqertë e lajkave, atëherë duke se ka shumë dashuri për Lamborghini Urus në Kinë!

Ky është Huansu Auto C60 Hyosow, “kloni” kinez i Urus. Një corssover i mesëm i cili ka kopjuar shëmtuar modelin e ri të Lamborghini.

Ka disa pika strategjike në dizajnin e saj për t’a mbajtur kompaninë larg çështjeve gjyqsore. Një parakolp ndryshe, një çati më e ngritur në pjesën e pasme, dhe më pak forma në trup. Baza e rrotave të saj (wheelbase) është gjithashtu 17cm më e shkurtër. Kinezët i kanë rënë rrotull ligjit, pa e shkelur atë. Influenca dhe dëshira për të kopjutar Lamborghini Urus, është mëse e dukshme.

lamborghini urus

Por, nuk ka dyshim se kopja ngel kopje. Dhe origjinaliteti, vështirë të vidhet lehtë. Kjo edhe për shkak se ashkush nuk do të blejë për një çmim të majmë një SUV kinez të kopjuar.

Në vend të motorrit 4.0-litër twin-turbo V-8 me 650 kuaj fuqi, C60 Hyosow ka një motorr 1.5 litër dhe një 2.0 litër me 4 pistona që prodhojnë 150 dhe 200 kuaj fuqi respektivisht.

Meqënëse asgjë nuk është prezantuar 100%, nuk ka shumë të dhëna të tjera. Por, pa dyshim që në vend të një sistemi 4×4 si tek Urus, kopja kineze do të jetë me rrotat e para aktive. Mediat kineze gjithashtu raportojnë se do të ketë konfigurime me 5 dhe 7 persona. Kjo e bën Huansu Auto C60 Hyosow një makinë më praktike se sa Lamborghini Urus. Për më tepër me një çmim që varion nga $15.000 deri në $23.000.

Ndër vite, nuk ka dyshim që kompanitë kanë vjedhur detaje nga njëratjetra. Kurse industria kineze, e ka çuar këtë në një nivel tjetër.

Ashtu siç ka thënë i madhi Pablo Picasso “Good artists Copy, Great artists Steal“.

Burimi: The Drive

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0