Biznesi fason punëson 50 mijë gra gjatë 4 viteve - Business Magazine Albania

Biznesi fason punëson 50 mijë gra gjatë 4 viteve


Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, zhvilloi një takim me punonjësit e një biznesi fason në zonën e Shkozetit, i cili merret me prodhimin e këpucëve dhe ku janë të punësuar rreth 100 punonjës.

Gjatë bashkëbisedimit me punonjësit e këtij biznesi, Ekonomi u shpreh se gjatë këtyre katër viteve qeveria ndërmori një sërë reformash për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Ministrja Ekonomi u ndal veçanërisht tek gratë duke theksuar se gjatë këtyre 44 muaj të qeverisjes janë punësuar 50 mijë gra më shumë.

“Gratë në Shqipëri janë një forcë e madhe shumë e rëndësishme për ta çuar vendin përpara, por ndërkohë duhet t’i njihet ky lloj fuqizimi, duke u dhënë atyre më shumë mundësi për punë. Janë punësuar 50 mijë gra gjatë këtyre katër viteve qeverisje, por ne synojmë që gratë të kenë mundësi jo vetëm të punësohen, por të marrin pagesa më të larta”, nënvizoi Ekonomi.

Gjithandej nëpër Shqipëri po bëhen punë që të transformojnë jetën e shqiptarëve. Ky është viti i parë që ne kemi patur një fluks të madh të investimeve të huaja. Kompani të huaja nga vende të ndryshme po vijnë dhe po ngrejnë aktivitete këtu. Ju i thoni faleminderit sipërmarrësit tuaj, që ju sjell punë, duke marrë kontrata nga Italia, Gjermania etj. Dhe këto kontrata bëhen të mundura kur lehtësohet tregtia dhe tregtia lehtësohet kur ne bëjmë ligje më të mira. Dhe ky është qëllimi ynë, që jetën e shqiptarëve ta bëjmë më të mirë”, deklaroi Ekonomi.

burimi: mapo.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0