Bizneset po marrin gjoba dy herë për të njëjtën gjë nga tatimet - Business Magazine Albania

Bizneset po marrin gjoba dy herë për të njëjtën gjë nga tatimet


Avokati i Tatimpaguesve, pas ankesave të shumta që po merr nga bizneset ka filluar shqyrtimin e kësaj gjobitjeje masive me 10 mijë lekë për deklarime të vonuara të administratorëve të bizneseve të reja. Në total në 2015-2016 janë hapur 47 mijë biznese të reja, por nuk dihet ende sa prej tyre janë gjobitur.

Nuk kanë të pushuar ankesat e bizneseve për gjobitjen masive me nga 10 mijë lekë për për vonesa në deklaratën e regjistrimit të administratorit për bizneset e reja të hapura në 2015-2016. Gjobat kanë dalë në sistem në datën 22 qershor, me njoftimin “Gjobë për deklarim të vonuar ESIG27 Nr.1”.
Ky njoftim u ka shkuar një pjese të madhe të bizneseve të reja të regjistruara në 2015-2016. Kjo ndodhi pasi në sistemin tatimor kohët e fundit është aktivizuar sipas specialistëve të shërbimit , formualri E-sig 027, për punësimet dhe largimet rishtaz. Aktivizimi i tij ka bërë që sistemi të vendosë gjoba 10.000 lekë për deklarimet, të cilat nuk kanë respektuar afatin 24 orë para.

Sipas tatimeve, faji në këtë rast ka qenë i vetë bizneseve, që janë vonuar me deklarime, pasi teknikisht me marrjen e NIPT-it sistemi online i tatimeve e regjistron automatikisht pa pasur nevojë për dy apo tre ditë. Mirëpo bizneset që regjistrohen për herë të parë nuk i njohin ligjet dhe rregullat dhe për tepër regjistrimin online, thane ekspertët e tatimeve.

Bizneset nga ana e tyre ankohen se këto gjoba janë të padrejta, pasi ka raste kur data që tatimet njohin si fillim pune për administratorin është më e hershme se data e marrjes së NIPT. Një tjetër ankesë lidhet me faktin që gjobat për bizneset e vogla janë gjeneruar nga Drejtoria rajonale e Tatimpaguesve të Mëdhenj, nga të cilët ka ardhur dhe shkresa me njoftimin përkatës (shiko shkresën në foto).

Por denoncimi më i fundit nga bizneset flet për një “lajthitje” të tatimeve. Ekonomisti i një firme ankohet se një biznesi të vogël me një të vetëpunësuar është gjobitur nga Drejtoria e Përgjitheshme e Tatimeve 2 herë për të njëjtën arsye (deklarim i vonuar i administratorit), duke paraqitur dhe dokumentat përkatëse (shiko më poshtë në foto).

Tatimet-Gjoba-Gabime-Biznese-Businessmag

Tatimet-Gjoba-Gabime-Biznese-Businessmag

Pas ankesave të shumta që ka marrë ditët e fundit, edhe Avokati i Tatimpaguesve ka filluar shqyrtimin e çështjes. Burime nga ky institucionet pohojnë se po njihen me problematikën dhe së shpejti do të përgatisin një material të hollësishëm, ndërsa bizneset që kanë ankesa mund të shkruajnë në adresën avokati@tatime.gov.al.

Gati 40 mijë biznese të reja të hapura në 2015-n dhe 7600 në 5 mujorin 2016

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Bizneseve (QKB), në vitin 2015 kishte një rritje të ndjeshme të numrit të bizneseve të reja, rrjedhojë e aksionit kundër informalitetit të nisur nga qeverisa. Këtë vit janë regjistruar 39,650 biznese, kryesisht të vogla.

Rritja ka vijuar dhe në muajt e parë të këtij viti, por me ritme normale. Për periudhën janar-maj janë regjistruar edhe 7,571 biznese të reja.

Në total për periudhën 2015-5 mujori 2016 janë regjistruar rreth 47 mijë biznese të reja, por nuk dihet ende se sa përqind e tyre kanë marrë gjoba për deklarim të vonuar të administratorëve.

 

/monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0