Bizneset kërkojnë uljen e numrit të inspektorëve në terren: “Të mos përdoren për gjoba” - Business Magazine Albania

Bizneset kërkojnë uljen e numrit të inspektorëve në terren: “Të mos përdoren për gjoba”

Në një tryezë mes bizneseve dhe Inspektoriatit Qëndror është diskutuar reforma për të ulur numrin e inspektimeve në terren. Inspektorët në biznese gjithmonë janë parë si shqetësim nga bizneset për shkak se kontrollet shpesheherë me natyrë abusive nuk kanë si detyrë themelore këshillimin, por vendosjen e gjobave ose presioneve nëpërmjet tyre për të marrë ryshfete.

Në këtë mënyrë Shkëlqim Hajdari, kryetar i Inspektoriatit Qendror ka propozuar disa rishikime:

“Trupat e inspektimit janë 16, por vuajnë nga mungesa e karrierës, nuk ka nevojë më shumë se 6-7 trupa inspektimi. Të organizohen në inspektorate sektorët me një kryeinspektor. Trupat e inspektimit të jenë karriere dhe askush të mos mendojë që mund të bëhet kryeinspektor pa asnjë eksperirencë. Vetëm kështu dot të bëhen profesinalisht të paanshëm, të pandikuar dhe që përmes aktivietit të tyre profesional do të ndihmojmë formalizimin e biznesit. Bizneset ndahen disa të tezes e disa të xhajës nga inspektorët. Kjo histori do të marrë fund. Po diskutojmë në qeveri disa ndryshime ligjote për ligjin e inspektimit në Republiken e Shqipërisë që synojnë uljen e numrit të trupave të inspektimit, ndërtimin e sistemeve të inspektimit me paga, laboratorë dhe ambientë më të mira dhe ndërtimi i një ndërtese moderne ku të gjitha trupat e inspektimit bashkohen aty.”

Lexo edhe: Formimi i një strategjie të rritjes së biznesit

Përfaqësues të biznesit thonë se gjithmonë inspektorët janë përdorur nga politika për të vendosur gjoba. Por nëse flasim për një ekonomi formale, sipas tyre, kjo gjë duhet të ndryshojë.

“Nëse është për tu bërë, bëhët tani sepse sa ka nisur mandati i tretë dhe ne raste fushatash nuk merret njeri me heqjen e taksidarëve. Kemk kërkuar vetem formalizim të ekonomisë, le të na vijnë në kompani, le të jenë edhe 200 mijë, por duhet të jenë inspektime cilësore dhe profesionale. Burokracitë janë të nevojshme derisa nuk kthehen në arbitrazh dhe gjobevënie.” – u shpreh Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.

Brenda një viti kryhen 180 mijë inspektime nëpër biznese, por përfaqësues të qeverisë thonë se janë gati për të bërë ndryshimet e nevojshme ligjore që ky numër të ulet dhe puna e inspektorëve të jetë profesionale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0