Bill Gates mbetet amerikani më i pasur. Donald Trump në fund të listës

Bill Gates mbetet amerikani më i pasur. Donald Trump në fund të listës


Bill Gates është njeriu më i pasur i SHBA-ve për të 24-in vit radhazi. Pasuria i është shtuar me 8 miliardë dollarë në krahasim me vitin 2015, duke shkuar kështu në 89 miliardë dollarë.

Në vend të dytë ndodhet Jeff Bezos, i cili arrin një pasuri deri në 81.5 miliardë dollarë, 14.5 më shumë se vitin e shkuar.

Në vend të tretë sërish renditet Warren Buffett, i ngjitur nga 65.5 në 78 miliardë dollarë.

Sipas revistës ekonomike “Forbes”, ka qenë një tjetër vit rekord për më të pasurit e SHBA-ve. Pasuria e të 400-it në renditje, ka qenë më e lartë me thuajse 18% në krahasim me 2016-ën, duke u ngjitur nga 1.7 në 2 miliardë dollarë.

Pasuria totale e amerikanëve në renditje është shtuar nga 2.400, në 2.700 miliardë dollarë dhe pasuria mesatare është rritur nga 6 në 6.7 miliardë dollarë. Të gjithë personat në dhjetë vendet e para të renditjes, janë më të pasur se vitin e shkuar, me të paktën 1 miliard.

Mes 400 më të pasurve, ka 22 të reja, mes të cilëve bashkëthemeluesi i Netflix, Reed Hastings, e Rocco Commisso, i lindur në Kalabri, themelues i Mediacom, kompani telekomunikimi dhe pronar i New York Cosmos, skuadra e futbollit të Bruklinit.

Mes të 400-ëve në renditje, vetëm 51 kanë një pasuri më të ulët në krahasim me vitin e shkuar: “goditjen” më të madhe e ka pësuar presidenti Donald Trump, të cilit i janë reduktuar 600 milionë nga 3.1 miliardë dollarët që zotëron.

/RichMond

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0