Bien Facebook, Instagram dhe Whatsapp. Rrjetet më të mëdha sociale në botë pësojnë ndërprerje dhe probleme me fotografitë - Business Magazine Albania

Bien Facebook, Instagram dhe Whatsapp. Rrjetet më të mëdha sociale në botë pësojnë ndërprerje dhe probleme me fotografitë


Facebook, WhatsApp dhe Instagram pësuan ndërprerje të gjatë të mërkurën pasdite, me raporte që tregojnë se fotografitë dhe videot nuk po shfaqeshin, gjë që ndikoi përdoruesit në SHBA dhe Europë.

DownDetector, një platformë që gjurmon problemet e internetit në kohë reale, raportoi për probleme të mëdha për disa nga platformat e rrjeteve sociale në botë. Një numër i përdoruesve përdorën Twitter-in për të shprehur frustrimet e tyre. Kjo nuk është ndërprerja e parë masive online këtë javë.

“Nuk mund të shoh asnjë fotografi në Messenger dhe nuk mund të postoj ose të shoh ndonjë foto në Kryefaqe, komentet dhe postimet e mia”, një person u ankua për DownDetector, duke diskutuar për Facebook-un. Një person tjetër shtoi: “Asnjë foto nuk po ngarkohet, dhe unë nuk mund të shikoj fotografinë e një linku në opsionin preview”.

Një zëdhënës i Facebook tha për Newsweek se kompania po punonte për zgjidhjen e problemeve. “Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme me ngarkimin e fotografive, videove dhe skedareve të tjera në aplikacionet tona. Ne jemi duke punuar për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në një deklaratë të shkurtër.

Webfaqe që u dedikohet shpërndarjeve të fotografive, Instagram, ishte i papërdorshëm sipas komenteve. “Nuk mund të shoh disa postime ose të postoj ndonjë gjë të re! Frustruese! Ju lutem rregullojeni këtë!” u shpreh një përdorues. Një tjetër shtoi: “Nuk po funksionon, postova një fotografi, ishte e dukshme për pesë minuta, njerëzit komentuan dhe pastaj ‘fotografia nuk mund të shihej’… si dhe nuk mund të shoh postimet e përdoruesve të tjerë”.

Gabime të ngjashme goditën edhe shërbimin e popullarizuar të bisedës WhatsApp.

Facebook zotëron të tre platformat. Duket se aplikacionet celulare janë më pak të prekura.

Në Twitter, komentuesi i njohur i mediave sociale Matt Navarra theksoi këto probleme në një seri të përditësimeve, duke shpjeguar se ndërprerjet e mëdha duket se po godasin më shumë Bregun Lindor të Amerikës. Ai vuri në dukje: “Do të jetë kaq e mahnitshme kur Facebook të përfundojë integrimin e Messenger-it, WhatsApp-it dhe Instagram-it.” Me Facebook-in joaktiv, Twitter, rrjeti i vetëm social që po funksiononte siç duhet, shpejt u mbush me shaka.

Por kjo nuk zgjati shumë. Në të njëjtën kohë pasi Facebook ra, Twitter gjithashtu konfirmoi se kishte probleme me funksionimin e mesazheve direkte.

Ata thanë në një deklaratë: “Aktualisht kemi disa probleme me dërgimin e DM-ve dhe njoftimet, po punojmë për ta rregulluar këtë problem dhe do t’ju lajmërojmë sa më shpejt që të kemi një përditësim për ju. Ju kërkojmë falje për bezdisjen”.

Për fat të mirë, ndërprerjet masive në platformat kryesore të mediave sociale nuk do të zgjasin shumë dhe shërbimi normal në të gjitha faqet e internetit duhet të rifillojë së shpejti.

Të Premten e kaluar, aplikacioni për biseda në vendin e punës, Slack pësoi një ndërprerje të madhe pasi përdoruesit raportuan se mesazhet po përsëriteshin dhe shfaqeshin disa herë pas dërgimit.

Newsweek

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0