Bie prodhimi vendas në 3-mujorin e parë. Shqipëria importon 7 herë më shumë energji - Business Magazine Albania

Bie prodhimi vendas në 3-mujorin e parë. Shqipëria importon 7 herë më shumë energji

prodhimi vendas

Importet bruto të energjisë në janar-mars 2022 u rritën më shumë se 7 herë duke reflektuar situatën problematike hidrike në vend teksa eksportet ishin 67.5 përqind më pak sesa një vit më parë.

Bilanci i energjisë i publikuar nga Instituti i Statistikave vlerëson se gjatë tremujorit të parë të vitit 2022, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 2,7%.

“Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 39,7% duke arritur vlerën 2.016 GWh nga 3.344 GËh energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2021. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 52,8%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 46,7% dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaik) në masën 0,5% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e parë të vitit 2022, arriti vlerën 715 GWh nga 99 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 7,2 herë. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 373 GWh nga 1.147 GWh duke shënuar një rënie me 67,5%“, thuhet në bilanc.

Sipas INSTAT hidrocentralet publike, në tremujorin e parë të vitit 2022, prodhuan 1.065 GWh nga 1.890 GWh të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2021, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 43,7%.

Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 942 GWh nga 1.446 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 34,9%.

Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e parë të vitit 2022 ka arritur vlerën negative prej 342 GWh, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021 ku kishte një vlerë pozitive prej 1.047 GWh.

“Humbjet në rrjet arritën vlerën 583 GWh nga 617 GWh duke shënuar kështu një rënie me 5,5%. Humbjet në transmetim kanë rënë me 35,6% ndërsa humbjet në shpërndarje kanë rënë me 1,4%. Humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 0,3%, ndërsa humbjet jo teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 3,5%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021”, thuhet në raport.

Bilanci tregon për një rritje të përdorimit të energjisë nga familjarët në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ndërkohë që e njëjta tendencë edhe pse më e lehtë vihet re tek konsumatorët biznes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0