BERZH: Ekonomia shqiptare mund të bjerë 9% këtë vit - Business Magazine Albania

BERZH: Ekonomia shqiptare mund të bjerë 9% këtë vit

BERZH

Një raport i publikuar së fundi nga BERZH sjell parashikime më pesimiste se ato të FMN dhe Bankës Botërore, dhënë disa javë ma parë.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në raportin e saj “Perspektiva Ekonomike Rajonale në rajonet e BERZH”, parashikon që ekonomia shqiptare të bjerë 9%. Parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe ato të Bankës Botërore flisnin për një rënie rreth 5%.

Rënia prej 9% rezulton të jetë ndër më të lartat e vendeve që BERZH analizon në këtë raport. Mali i Zi pritet të këtë një rënie 8%. Serbia dhe Maqedonia e Veriut -3.5%, Kosova -5%, Bosnja dhe Hercegovina -4.5%, ndërsa vendet që pritet ta kalojnë pak më lehtë janë Maqedonia dhe Serbia, me -3.5% secila.

BERZH vlerëson në raport se, “ekonomia e Shqipërisë ka të ngjarë që të goditet fort nga epidemia për shkak të varësisë së saj të lartë nga turizmi dhe eksporteve me vlerë të ulët të mallrave ndërmjetëse me destinacion industrinë e modës në Itali. Një reduktim i mundshëm i remitancave do të ndikojë gjithashtu negativisht në rritje. Rimëkëmbja do të varet nga lehtësimi gradual i masave që janë marrë për të frenuar virusin dhe nga një kthim në normalitet në gjysmën e dytë të vitit”.

Lexo: Shqipëria në recesion. Ekonomia bie 5-7% sipas Bankës Botërore

Edhe vitin e kaluar, Shqipëria ka pasur rritjen më të ulët në Ballkanin Perëndimor, sipas BERZH, me 2.2%, ndërsa  në vende si Kosova apo Serbia, rritja ishte 4.5%. Ulja e prodhimit të energjisë ndikoi në përgjysmimin e rritjes ekonomike të vitit të kaluar, thonë ekspertët e BERZH.

Ndërkohë, vitin e ardhshëm rimëkëmbja pritet të jetë e shpejtë, me një rritje prej 12%, më e larta në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pritshmëritë janë që masat frenuese ndaj COvid të jenë afatshkurtra.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0