Bëni diçka ndryshe në vitin 2016 - Business Magazine Albania

Bëni diçka ndryshe në vitin 2016


Çdo vit njerëzit mendojnë se si mund të rriten profesionalisht dhe të hedhin hapa të sigurt drejt një karriere të suksesshme. Disa kërkojnë një punë të re, disa të rriten në detyrë dhe shumë duan të ndryshojnë karrierën e tyre. N.q.s edhe ju po mendoni të bëni diçka ndryshe në vitin 2016, njihuni  me disa mënyra efektive për t’u përgatitur  sa më mirë për një eksperiencë të re :

1. Merrni një kurs online.

Trajnimet online janë një mënyrë e re shkollimi dhe investimi për karrierën tuaj. Blerja e Lynda.com nga LinkedIn është një shembull i mirë për të mbështëtur këtë fakt. Tani ju mund të merrni një kurs online bashkëngjitur me një çertifikatë dhe ta postoni në profilin tuaj LinkedIn dhe në CV. Në të ardhmen parashikohet që gjithësecili prej nesh të marrë kurse online për të përvetësuar aftësi të reja lidhur me punën që bën. N.q.s nuk keni marrë një kurs online, është viti i duhur ta provoni këtë eksperiencë.

2. Planifikoni intervista pune.

Tani, më shumë se kurrë punët janë bërë të përkohshme. Ju duhet të kërkoni dhe të keni në vëzhgim disa kompani që do donit të punonit në të ardhmen, sepse nuk e dini kur do t’ju duhet të përgatiteni për të kërkuar një punë të re. Bëni mirë të hartoni një listë me emrat e kompanive që do donit të punonit dhe të filloni të krijoni kontakte me njerëz që punojnë atje. Pjesa  më e madhe e mundësive të punësimit vjen nëpërmjet referencave.

3. Pasuroni profilin tuaj LinkedIn.

Me më shumë se 400 milion përdorues dhe një rritje me 2 njerëz çdo sekondë, LinkedIn është rrjeti profesional  më i madh në botë. Të gjithë punëmarrësit po e përdorin këtë rrjet social për të gjetur talentet që kërkojnë.  Postimi i punëve të reja nga kompanitë po bëhet më pak efektiv. Kompanitë kërkojnë nëpërmjet fjalëve kyçe aftësitë që duan dhe kështu bëhet e mundur gjetja e punonjësve të rinj. Shpenzoni pak kohë për të ndëtuar disa fjalë kyçe  në profilin tuaj  LinkedIn për  të  pasur sa më shumë oferta të reja.

4. Rifreskoni burimet tuaja të informacionit.

Zakonisht  njerëzit marrin informacion nga të njëjtat burime çdo ditë. Shpeshherë ne lexojmë vetëm titujt e tyre dhe nuk arrijmë të futemi në brëndësi të artikujve. N.q.s dhe ti je një lexues i tillë, ka ardhur koha të ndryshosh diçka. Gjeni burime të reja informacioni që ju ngjallin interes për t’i lexuar dhe ju japin perspektiva të reja për botën që ju rrethon. Idetë e reja janë çelësi për krijmtarinë.

5. Filloni një hobi të ri.

Nuk ka më bukur se të mësosh duke u zbavitur. Është koha të zgjidhni një hobi të ri ose të bëni diçka që e keni pasur gjithmonë ëndërr sirtari. Jo vetëm që do t’ju shkëpusi nga rutina, por gjithashtu do të nxisë kreativitetin tuaj. Ndoshta ky zakon i ri do t’ju ndihmojë për karrierën tuaj të ardhshme.

/INC.com/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0