BE jep miliarda për chip-at - Business Magazine Albania

BE jep miliarda për chip-at

Për të qenë më i pavarur si nga Kina edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komisioni Europian ka miratuar një program miliardësh ndihme për industrinë e mikroelektronikës dhe chip-ave. Sipas të dhënave të komisares së BE për konkurrencën, Margrethe Vestager me këtë program mundësohen duzina projektesh. Vestager e cilësoi industrinë e mikrochip-ave si “shtyllën e ekonomisë”. Europa duhet të përmirësojë këtu aftësitë e saj. “Ne duhet të bëhemi pionierë” në këtë drejtim, u shpreh Vestager.

Që ndryshimi të jetë i suksesshëm, Komisioni Europian në kuadër të projektit “Important Projects of Common European Interest” – Projekte të Rëndësishme të Interesit të Përbashkët Europian, IPCEI, ka miratuar ndihma në vlerë prej 8,1 miliardë eurosh. Përveç kësaj vetë kompanitë private kanë investuar edhe njëherë 13,7 milirdë euro në BE, kështu që bëhet fjalë për një  investim gjigand prej 21,8 miliardë eurosh. Në këtë projekt marrin pjesë krahas Gjermanisë, edhe 13 vende të tjera të BE, mes tyre Franca, Austria, Holanda dhe Spanja.

Nga ndihmat përfitojnë shumë projekte gjermane

Një numër i madh projektesh që përfitojnë nga ky program e kanë qendrën në Gjermani: Në Gjermani ekzistojnë 31 projekte të gjysmëpërçuesve në 11 lande. Shifrat e projekteve të mbështura variojnë në varësi të mënyrës së klasifikimit të mbështetjes. Sipas mënyrës së llogaritjes nga BE, Gjermania mbështetet në 23 projekte, ndërkohë që në të gjithë Europën flitet për mbështetjen e 100 projekteve. Ministria Gjermane e Ekonomisë është shprehur në lidhje me financimin e projekteve. “Në tërësi  sipërmarrjet gjermane investojnë më shumë se 10 miliardë euro, ndër të tjera për komplekse inovative të prodhimit, për reparte prodhimi dhe zhvillimin e chipave për gjysmëpërçuesit. Në tërësi ato do të mbështeten me 4 miliardë euro, nga ku 70% do të jepen nga federate dhe 30% nga vetë landet.”

Krahas kompanive të mëdha në Gjermani do të jenë pjesë e projekteve që mbështeten nga BE edhe kompani të mesme dhe Start-up-e. Kështu ndër të tjera mbështeten Infineon në Bavari, Saksoni dhe Renani Veriore-Vestfali, si edhe Bosch në BAdeyn-Vyrtemberg dhe Drezden.

Habeck bën fjalë për moment historik

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck ka falënderuar Komisionin Europian për vendimin. Projektet e mbështetura do të forcojnë Gjermaninë si vend prodhimi të mikroelektronikës dhe janë një moment historik i rëndësishëm për politikën e industrisë. “Ne kështu do mund të rrisim aftësinë rezistuese në të gjithë Europën në këtë fushë të rëndësishme dhe do sigurojmë prodhimin në vlerë dhe vende pune.”

BE synon me këtë programn ndihme të rrisë pjesën e tij në tregun botëror të gjysmëpërçuesve në 20%, por ekspertët thonë, se programe të tilla ndihme në SHBA dhe Kinë janë më agresive. Edhe në Tajvan, Korenë e Jugut dhe Japoni kjo degë është shumë e kërkuar. BE nis kështu ofensivën e dytë të mbështetjes së elektroteknikës, pas programit të parë të mbështetjes në vitin 2018. Dw

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0