BE harton rregulla të reja për Big Tech - Business Magazine Albania

BE harton rregulla të reja për Big Tech

Komisioni Evropian ka hartuar një draft që synon të vendosë rregulla të reja për gjigandët e teknologjisë Google, Facebook, Apple dhe Amazon. Rregullat janë ende në proces vlerësimi në mënyrë që të jenë thuajse të gatshme për t’u aktivizuar në të gjithë botën. Në këtë draft ekzistojnë dy grupe rregullash, Akti i Tregjeve Dixhitale (DMA) dhe Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA). DMA pretendon të ketë në shënjestër kompanitë që kontrollojnë të dhënat dhe qasjen në platformat e tyre që bizneset dhe evropianët u besojnë punën e tyre. Sipas BBC, këto kompani mendohet të kenë më shumë se 6.5 miliardë euro qarkullim vjetor në Evropë në vetëm tre vitet e fundit. Ndërkohë vlera e tyre në treg në vitin 2020 ka arritur në shifrën e çmendur të 65 miliardë eurosh.

Ndërsa Bashkimi Europian është bërë udhëheqësi global në rregullimin e teknologjisë, këto kompani janë përqendruar gjithnjë e më shumë në Bruksel me shpresën për të mbytur rregulla edhe më të ashpra,  përpara se ato të përhapen. Ligjvënësit dhe rregullatorët amerikanë janë bërë tashmë shumë më agresivë. Javën e kaluar, zyrtarët federalë dhe shtetërorë akuzuan Facebook për shkatërrimin e paligjshëm të konkurrencës. Në tetor, Departamenti i Drejtësisë akuzoi Google për mbrojtjen e paligjshme të monopolit të saj mbi kërkimin.

Në Europë, kompanitë po shpenzojnë më shumë se kurrë, duke punësuar ish-zyrtarë qeveritarë, firma juridike me kontakte të shumta dhe firma këshilluese. Ata financuan dhjetëra grupe mendimi dhe shoqata tregtare, pajisën me pozicione akademike në universitetet më të mira në të gjithë kontinentin dhe ndihmuan në botimin e kërkimeve miqësore ndaj industrisë,  nga firma të tjera.

Në gjysmën e parë të vitit 2020, Google, Facebook, Amazon, Apple dhe Microsoft deklaruan shpenzimin e një kombinimi prej 19 milion eurosh, ose rreth 23 milion dollarë, të barabartë me atë që kishin deklaruar për të gjithë 2019 dhe nga 6.8 milion  euro  më 2014, sipas Transparency International, një grup që monitoron lobimet në BE. Shpenzimet po ndihmojnë për të ofruar akses; kompanitë dhe aleatët e tyre raportuan qindra takime me zyrtarë në Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian.

LEXO: Facebook në shënjestër të Komisionit Federal të Tregtisë të SHBA-së, akuzohet për konkurrencë të pandershme

Në draft gjithashtu  përfshihet edhe pasja e më shumë se 45 milionë përdoruesve mujorë në Evropë dhe më shumë se 10.000 përdorues të fushës së biznesit. Kompanitë e tilla mund të jenë motorët e kërkimi në shërbime të tilla si internet, shërbimet e rrjeteve sociale, shërbime kompjuterike dhe shërbimet reklamuese. Rregullat e reja të BE-së adresojnë një sërë çështjesh për këto kompani si për shembull ndarja e llojeve të caktuara të të dhënave me rivalët dhe rregullatorët, ndalimi i favorizimit të shërbimeve në platformat e tyre ose marrja e të dhënave nga platformat e tyre për të konkurruar me përdoruesit e tyre të biznesit.

Shkelësit e rregullave do të përballen me gjobë deri në 10% të qarkullimit të tyre vjetor global, ndërsa për ata që përsërisin shkeljen e rregullave parashikohen masa edhe më të ashpra. Gjigandëve të teknologjisë u kërkohet të bëjnë më shumë për të trajtuar përmbajtje të paligjshme. Gjithashtu kompanive do t’u kërkohet të publikojnë detaje më të thella për reklamuesit e tyre online dhe të jenë transparentë në parametrat e përdorur nga algoritmet e tyre për renditjen e informacioneve që u paraqitet përdoruesve.

Google, Amazon, Apple dhe Facebook nuk pranuan të komentojnë. Në deklaratat publike, të gjithë kanë shprehur dëshirën për të punuar me zyrtarë europianë, ndërsa shprehin shqetësime se ligjet e propozuara mund të dëmtojnë inovacionin dhe ekonominë europiane. Casper Klynge, i cili mbikëqyr çështjet e qeverisë europiane për Microsoft, tha në një deklaratë se Bashkimi Europian “ka qenë dhe mbetet një aktor i rëndësishëm për kompaninë tonë” dhe se Microsoft u përpoq të ishte një “partner konstruktiv dhe transparent për politikëbërësit europiane”.

Ndër ndryshimet e pritshme janë rregullat për Facebook, Twitter dhe YouTube, i cili është në pronësi të Google, në lidhje me moderimin e përmbajtjes së gjeneruar nga përdoruesit. Kërkesa të tjera do të bënin që kompanitë të zbulonin më shumë se si funksiononin shërbime si produktet e reklamave dixhitale të Google dhe Facebook. Kompanitë më të mëdha mund të detyrohen të ndajnë disa të dhëna, me rivalë të vegjël. Rregulla më të forta të konkurrencës mund të parandalojnë kompanitë që t’u japin shërbimeve të tyre trajtim preferencial ndaj rivalëve të vegjël dhe të kufizojnë aftësinë e tyre për të kaluar në kategori të produkteve të reja. Ky draft nëse miratohet, do duhet disa vite që të vendoset në funksion plotësisht.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0