Facebook në shënjestër të Komisionit Federal të Tregtisë të SHBA-së, akuzohet për konkurrencë të pandershme - Business Magazine Albania

Facebook në shënjestër të Komisionit Federal të Tregtisë të SHBA-së, akuzohet për konkurrencë të pandershme

Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA-së dhe një koalicion prej 48 shtetesh amerikane të udhëhequr nga prokurorja e Nju Jorkut, Letitia James kanë nisur dy procese gjyqësore antitrust kundër Facebook, me argumentimin se korporata e mediave sociale Facebook kishte dëmtuar zgjedhjen e konsumatorit dhe privatësinë e të dhënave të përdoruesit me praktikat e veta të padrejta të biznesit. Në qendër të konfliktit janë pyetjet lidhur me motivet e gjigandit të teknologjisë për të blerë platformën e postimit të fotografive Instagram më 2012 dhe aplikacionin e mesazheve WhatsApp më 2014.

FTC argumenton se Facebook bleu dy aplikacionet në një përpjekje për të ruajtur dominimin e vet në treg. Për këtë arsye, kompania duhet të shpërbëhet. Humbja e Instagram dhe WhatsApp do të ngrinte pyetje serioze në lidhje me qëndrueshmërinë afatgjatë të Facebook. Aplikacionet popullore kishin për qëllim të luanin një rol të rëndësishëm në të ardhmen e Facebook-ut, përdorimi i të cilave është rritur në vitet e fundit.

Facebook mund ta gjejë veten të shpërbërë ashtu si kompania amerikane e telekomunikacionit AT&T ishte në fillim të viteve 1980, tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm i Karolinës së Veriut Josh Stein, një nga përfaqësuesit ligjorë të përfshirë në hetim. E themeluar në fund të shekullit të 19-të, AT&T (Kompania Amerikane e Telefonit dhe Telegrafit) lulëzoi gjatë shekullit të 20-të në një rrjet të kompanive për mundësimin e komunikimit të shpërndara nëpër Amerikën e Veriut. Me të u krijua një monopol telekomunikacioni i njohur si Sistemi Bell, duke mbajtur emrin e themeluesit të kompanisë, njeriu i lidhur me shpikjen e telefonit, Alexander Graham Bell.

LEXO: Facebook me probleme ligjore, i detyroi punonjësit të kthehen në zyrë gjatë pandemisë

Rregullatorët e antitrustit vazhdimisht ndoqën kompaninë për abuzimin e statusit të saj të monopolit. Më në fund, në 1982, duke u përballur me mundësinë e humbjes përfundimisht në gjykatë, AT&T ra dakord të ndahej në shtatë kompani më të vogla, shumë prej të cilave operojnë edhe sot.

Microsoft pati gati një fat të ngjashëm në vitet 1990 kur një gjykatë urdhëroi kompaninë e teknologjisë që të ndajë njësitë e saj të programeve dhe sistemeve operative në dy njësi. Firma i shmangej këtij fati me një zgjidhje financiare, por asnjëherë nuk u rikuperua si duhet nga kjo pengesë.

Rekomandimi pason një hetim 16-mujor të kongresit ndaj Google, Amazon, Facebook dhe Apple. “Këto firma kanë shumë fuqi dhe kjo fuqi duhet të frenohet,” shkruajnë ligjvënësit demokratë që punojnë në hetim.

”Instagram dhe WhatsApp janë bërë produktet mahnitëse që janë sepse Facebook ka investuar miliarda dollarë, ekspertizë dhe vite inovacioni për të zhvilluar tipare të reja dhe përvoja më të mira për miliona njerëz që i duan këto produkte. Fakti më i dukshëm që Komisioni nuk arrin të përmendë në ankesën e tij prej 53 faqesh është se ai autorizoi këto blerje vite më parë. Kjo është histori rishikuar. Ligjet e antitrustit ekzistojnë për të mbrojtur konsumatorët dhe për të promovuar inovacionin për të mos ndëshkuar kompanitë e suksesshme”, është komenti i Facebook.

The New York Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0