Sipas një prezantimi në Powerpoint të shikuar nga The New York Times, Chris Hughes argumenton se blerjet e kompanive rivale të Facebook-ut e lejuan atë të eleminonte kërcënimet e konkurruencës, duke mbajtur një pozitë dominuese në industrinë e reklamave dhe të kërkojë më shumë para nga reklamuesit.
Më parë këtë vit, Hughes u paraqit në publik me thirrje për thyerjen e Facebook-ut, duke argumentuar se është rritur shumë dhe tepër fuqishëm. Në një intervistë për The New York Times në Maj, Hughes tha se Facebook është bërë një “leviatan që turbullon sipërmarrjen dhe kufizon zgjedhjen e konsumatorit”, dhe se blerjet e tij, WhatsApp dhe Instagram duhet të zhvlerësohen.
Ai u bashkua me një komunitet në rritje të kritikëve që po bëjnë thirrje për një aksion antitrust kundër Facebook, ku bëjnë pjesë edhe politikanë si Elizabeth Warren. Hughes ka qenë një kontribues i rëndësishëm në të menduarit rreth këtyre çështjeve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto