Bashkëpunimi i GjirafaVideo dhe Stupcave, zgjidhje për ekonominë vendore dhe hackerat e Youtube - Business Magazine Albania

Bashkëpunimi i GjirafaVideo dhe Stupcave, zgjidhje për ekonominë vendore dhe hackerat e Youtube


Historia e Stupcave nis rreth 15 vite më parë. Ne ndërkohë, derisa kemi buzëqeshur e i kemi harruar problemet me skeçet e Stupcave, ata kanë pasur punë me hackerat që janë aktivizuar në katër anët për t’i sulmuar e vjedhur djemtë më të mirë të humorit shqiptar.Dhe për t’u larguar nga mashtrimet e tilla, nga mashtrimet e Youtube, nga data 20 mars Stupcat nuk do ti gjejmë askund tjetër përveç platformës Gjirafa.com. Bashkëpunimi sot u zyrtarizua në një konferencë për median ku djemtë nga Stupcat dhe Gjirafa.com bashkuan fuqinë për të na sjellë më afër humorin, por edhe paralelisht për të ndihmuar një sektor që pak njerëz mendojnë se mund të përfitojë nga kultura. Ekonomia.

Bashkëpunimi mes dyshes duket se po e jetëson një projekt të tillë.

Mërgim Cahani CEO i Gjirafës, u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin me Stupcat, nga i cili po vjen në jetë projekti që me anë të artit e kulturës ku mund të përfitojë edhe ekonomia e një shteti, ekonomia e Kosovës.

“Ky bashkëpunim që sot këtu po merr jetë mund të jetë një hap i vogël për Stupcat dhe për Gjirafën, por mendoj që vizioni është një hap i madh. Me anë të transmetimit të Stupcave tek ne, tek Gjirafa, do të krijohet një link, një lidhje me Diasporën dhe në këtë mënyrë do t’iu lejojmë edhe bizneseve të ndryshme që të kenë shtrirjen e tyre dhe në Diasporë,” ka treguar mes tjerash Cahani.

bashkepunimi-i-gjirafavideo-dhe-stupcave-zgjidhje-per-ekonomine-vendore-dhe-hackerat-e-youtube-businessmag

Ndërsa për Stupcat, çfarë do që flitet është e tepërt. I dimë të gjitha skeçet e tyre, i kemi përvetësuar batuat dhe momentet e tyre, sado që djemtë kanë kaluar vështirësi në publikimin e tyre në Youtube, ku shpesh ka mashtrime për klikime.

Mensur Safqiu nga Stupcat ka uruar për nismën që Stupcat më në fund i gjejmë në Gjirafa.com, aty ku klikon komuniteti shqiptar nga mbarë bota dhe ku potencialisht do të mund të reklamohen biznese, të marrin dritën e gjelbër nismat e ndryshme, kjo pse jo me anë të humorit të Stupcave.

“Ne me audiencën tonë dhe me bashkëpunimin me Gjirafën sot po mundohemi me i ndihmu edhe zhvillimit ekonomik të këtij vendi. Vizioni ynë gërshetohet mirë me atë të Gjirafës, kjo që të mund ti senzibilizojmë edhe bizneset, ti kanalizojmë e profilizojmë lidhjet me ta. Ne e gjejmë veten tash si në shtëpinë tonë” ka thënë Safqiu.

Gjirafa.com nuk ka shumë kohë që ka transmetuar online 12 episode të serialit të famshëm “Kafeneja Jonë”. Qysh në episodin e parë u vu re suksesi i këtij bashkëpunimi, me mijëra njerëz që njëkohësisht shikonin serialin teksa transmetohej në këtë platformë.

Përveç ndihmës ndaj sektorit ekonomik, i cili pritet të ketë frytet e para me daljen e Stupcave në Gjirafa, arsyeja e largimit nga Youtube janë problemet që Stupcat kanë pasur me disa kompani dhe kanalet e tyre në Youtube.

“Kemi pasur një përvojë jo të mirë me Youtube. Jemi keqpërdorur, me një kompani dhe jemi në proçes gjyqësor, një tjetër e kemi paditur, shumë shpejt do të dalim edhe me emra të kompanive të cilat na kanë dëmtuar shumë. Është fat që erdhi Gjirafa dhe tani jemi rehat” ka thënë Osman Azemi nga Stupcat.

bashkepunimi-i-gjirafavideo-dhe-stupcave-zgjidhje-per-ekonomine-vendore-dhe-hackerat-e-youtube-businessmag

Cahani në fund ka treguar se ekziston një përparësi diferenciale që arti të përdoret si tentim për t’u futur në tregun e huaj.

“Ne jemi shtet i vogël dhe nëse duam të konkurrojmë nga aspekti i sasisë, nëse tentojmë të kemi konkurencë në një vend për eksport të produkteve, mund të provojmë por nuk do ta kemi suksesin që e kemi me kreativitetin e njerëzve nga Kosova. Nga ky bashkëpunim do të gjenerohen vende të reja të punës, brenda Kosovës, dhe çdo sukses do të jetë Made in Kosova” ka thënë Cahani.

Burimi i lajmit: KultPlus

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0