Kjo pason blerjen e LinkedIn nga Microsoft-i për 26.2 miliardë $ vitin e kaluar. Kur marrëveshja u mbyll, CEO i LinkedIn, Jeff Weiner tha se operacionet e përditshme të kompanisë do të mbeten në thelb të pandryshuara, por ai gjithashtu vuri në dukje një numër fushash (si psh. integrimi i LinkedIn në Microsoft Outlook dhe produktet e Office), ku të dy organizatat do të punojnë së bashku.
Në një postim në LinkedIn, Hoffman tha se puna e tij kryesore është ende si një partner në “Greylock”, por ai ka mbajtur një zyrë ngjitur me Jeff Weiner në LinkedIn për nëntë vitet e fundit”, – kështu që ai ka mbetur shumë i përfshirë. (Zyrtarisht, ai ishte kryetari i bordit të LinkedIn.)
Si një anëtar i bordit të Microsoft, Hoffman tha se fokusi i tij do të mbetet në vetë LinkedIn, duke punuar gjithashtu për të ndihmuar Microsoft-in të ndërtojë më shumë lidhje në Silicon Valley.
“Dhe pas kombinimit me Microsoft, LinkedIn tani ka burime të reja dhe asetet e teknologjisë për të lëvizur përpara”, shkroi ai.
Microsoft emëroi gjithashtu Kevin Scott të LinkedIn, si zyrtar kryesor të teknologjisë në fillim të këtij viti.
Burimi: techcrunch.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto