Banka Botërore: Ruani nivelin e inflacionit dhe borxhit publik - Business Magazine Albania

Banka Botërore: Ruani nivelin e inflacionit dhe borxhit publik

Borxhi mbetet i lartë dhe qeveria duhet të financoj rreth 20 % të buxhetit ,duhet të shohim të ardhura të besueshme,mbështetja fiskale duhet të jetë e përqendruar tek ata që kanë nevojë pra te personat më të cënueshëm.

Ndërkohë Banka Botërore e vuri theksin në rrezikun që i vjen ekonomisë shqiptare nga kriza energjitike.

“Shqipëria ka rreziqe prej thatësirës që ndodhin me baza vjetore dhe ndryshimet klimatike mund të jenë të shpeshta duke e shtuar mungesën e  reshjeve  dhe prandaj duhen marrë masa zbutëse për energjinë.”

Për zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dëmet Ekonomike nga ndikimi i krizës Rusi -Ukrainë do duan disa vite që të tejkalohen.

Ndërkohë drejtori i AMF theksoi se zhvillimi i tregjeve të kapitalit është i rëndësishëm për forcimin e ekonomisë dhe konsolidimin e mëtejshëm të stabilitetit financiar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0