Banka Botërore dhe Dhoma Amerikane u shpjegojnë profesionistëve të tregut financiar si të përfitojnë nga tregu privat i kapitaleve - Business Magazine Albania

Banka Botërore dhe Dhoma Amerikane u shpjegojnë profesionistëve të tregut financiar si të përfitojnë nga tregu privat i kapitaleve


Dhoma Amerikane në bashkëpunim me Bankën Botërore i kanë ofruar audiencës së profesionistëve të fushës së financave workshopin me temë “Roli që kapitalet private kanë në investimet për bizneset në Ballkanin Perëndimor, si dhe mënyrat se si Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme mund të përfitojnë nga këto forma të reja financimi”.

Bizneset në Shqipëri, por dhe në Rajonin Perëndimor, vazhdojnë të mbështeten në forma tradicionale të financimit duke aksesuar fonde nëpërmjet sistemit bankar, linjave të kredive dhe huave të tjera financiare. Burimet alternative të kapitalit nuk ekzistojnë dhe tregu privat i kapitalit është në një fazë të hershme zhvillimi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.

Kjo ndodh në një kohë kur 95% e bizneseve në Shqipëri janë sipërmarrje të Vogla dhe të Mesme dhe shtylla e ekonomisë shqiptare. Ata përfaqësojnë 83% të punësimit, 75% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por përfitojnë vetëm 28% të financimit.

Për t’i dhënë këshillën e duhur kësaj kategorie biznesi se si të përfitojë nga kapitalet në këtë treg privat në zhvillim, seminari ka përfshirë module që shpjegojnë  funksionimin e këtij tregu dhe aktorët e tij, mënyrën se si hartohet dhe realizohet marrëveshja mes investitorit dhe sipërmarrësit dhe përfitimet e të dy palëve.

Nëse sipërmarrësit investojnë paratë e tyre në tregun e kapitalit, ata mund të kenë një normë më të lartë fitimi dhe mund të bëhen aksionerë të kompanive të ndryshme, ashtu sikurse mund të përfshihen në dhënie huamarrjeje ndaj bizneseve apo edhe qeverisë.

Lexoni: Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Banka Botërore, nxisin investimet me kapital privat në Shqipëri

Nga ana tjetër bizneset që kanë nevojë për likuiditete, mund t’i drejtohen këtij tregu privat kapitalesh duke lehtësuar buxhetet e tyre nga interesat e larta të kredive apo kolateralet e nevojshme.

Kjo marrëveshje dhe gjithë informacioni që i jep jetë një tregu të ri dhe në zhvillim të kapitaleve, ka qenë në fokus të seminarit të drejtuar nga eksperti ndërkombëtarë në fushën e investimeve me kapital privat z.Gavin Ryan, dhe njëkohësisht këshilltar special i Bankës Botërore dhe BERZH.

Pjesë e Workshop-it janë bërë dhe aktorët të këtij tregu dhe emra të njohur të biznesit si Elvin Guri CEO tek Empower Capital Fund, Enio Jaco Drejtor Ekzekutiv i CBS -së dhe Presidenti  AmCham Albania,  ekspertë ndërkombëtarë të tregut të kapitaleve  si Michael Gold Drejtor i Përgjithshëm  tek Crimson Capital dhe Elga Ballta nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Gati për sigurimin e financimeve me kapital”- kjo temë e panelit ka ndihmuar në zhvillimin e një diskutimi mes të ftuarve kryesorë dhe pjesmarrësve në workshop.

Koha e donacioneve po mbaron dhe bizneset e reja apo ato ekzistuese duhet të pajisen me njohuri për të naviguar në tregun e kapitaleve dhe për të gjetur jo thjesht financues, por partnerë në biznesin dhe ideve e tyre novatore.

Roli i këshilltarëve në ne fushen e financimit po merr një rëndësi të veçantë, dhe për këtë ka folur z. Jaco, President i AmCham Albania, duke shpjeguar rolin që po ndërmerr AmCham në përmirësimin e punës midis partnerëve të ndryshëm që përmirësojnë kornizën e investimeve dhe mjedisin, që është e rëndësishme për bizneset dhe investimet e kapitalit privat.

Dhoma Amerikane ka nisur së fundmi një nismë, e cila synon përmirësimin e modelit të investimeve në Shqipëri. Z.Jaço tha se një nga elementët kryesorë të kësaj nisme është rritja e konkurrueshmërisë, e cila lidhet fort me aksesin në kapitale.

Ajo që i duhet ekonomisë janë alternativat e reja të financimit që mundësojnë kapitale private. Nëse krahasojmë Shqipërinë me vende të tjera të rajonit, shohim se jemi hapa prapa, në gjetjen e mënyrave të reja të financimit. Dhe një nga alternativat më të mira janë financimet me kapital privat!

Në gjithë hendekun e aksesit të këtyre financimeve ka një oportunitet të jashtëzakonshëm për gjithë profesionistët shqiptarë, që ta shohin dhe konsiderojnë tregun e kapitaleve private si një mundësi reale për tregun dhe ekonominë” u shpreh z.Jaço.

Duke folur për veçoritë që ka tregu privat i kapitaleve, z. Elvin Guri ka folur mbi përgatitjen që duhet të kenë SME -të në Shqipëri për të marrë përsipër përgjegjësitë që sjell kjo formë e financimit që mbi gjithçka kërkon të ndërtohet besimi dhe partneriteti.

Kapitali privat ka shumë të mira pasi mundëson rritjen, por vjen me kosto. Ai limiton pavarësinë. NMVM-të duhet të kuptojnë se marrëdhënia e besimit nuk vjen brenda ditës. Besimi duhet fituar. Vetëm nënshkrimi i marrëveshjes nuk mjafton per ortakëri te sukseshme dhe eshte nje proces qe kerkon transparence.” tha z. Guri.

Seminari 1-ditor nxiti interaktivitet mes të pranishmve, të cilët shprehën interesin për trajnime të tjera në këtë fushë. Banka Boterore dhe AmCham dakortësuan të eksplorojnë inisiativa të tjera më të avancuara në të ardhmen për trajnimin profesional të ekspertëve shqiptare me thithjen e kapitaleve private.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0