Jeff Bezos investon 72 milionë dollarë në kompaninë e AI-së Toloka - Business Magazine Albania

Jeff Bezos investon 72 milionë dollarë në kompaninë e AI-së Toloka

Jeff Bezos

Jeff Bezos, përmes fondit të tij të investimeve Bezos Expeditions, ka investuar 72 milionë dollarë në kompaninë e teknologjisë Toloka, e specializuar në trajnimin dhe vlerësimin e modeleve të inteligjencës artificiale (AI). Investimi vjen në një moment kur Toloka po përgatitet për zgjerim të shpejtë në tregun global, me fokus të veçantë në Shtetet e Bashkuara.

Toloka, pjesë e Nebius Group, operon përmes një rrjeti të gjerë bashkëpunëtorësh dhe testuesish njerëzorë që ndihmojnë në përmirësimin e saktësisë së modeleve AI. Kompania ka një histori bashkëpunimesh me emra të mëdhenj si Amazon, Microsoft dhe Anthropic.

Lexo edhe: Si të mos zëvendësoheni nga robotët!

CEO dhe themeluesja e Toloka, Olga Megorskaya, e cilësoi këtë investim si “një moment kthese” për kompaninë, duke shtuar se mbështetja do të përshpejtojë rritjen dhe përmirësimin teknologjik. Ajo theksoi se “ekspertiza njerëzore do të mbetet gjithmonë thelbësore për cilësinë e rezultateve të AI-së.”

Në bordin drejtues të sapokrijuar të Toloka do të përfshihet edhe Mikhail Parakhin, CTO i Shopify, i cili do të marrë rolin e kryetarit ekzekutiv. Parakhin u shpreh i entuziazmuar për potencialin e bashkëpunimit me kompaninë, duke vënë në dukje se “kërkesa për zgjidhje të fuqishme dhe të besueshme në fushën e të dhënave për AI është më e madhe se kurrë më parë.”

Ky investim i ri nga Bezos konsiderohet si një sinjal i qartë se inteligjenca artificiale, veçanërisht segmenti i menaxhimit të të dhënave, mbetet një nga fushat më të nxehta për investime strategjike në teknologji.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0