Aurela Bakushi, sipërmarrësja që udhëhiqet nga standardet në prodhim, tregti dhe në marrëdhënie me punonjësit - Business Magazine Albania

Aurela Bakushi, sipërmarrësja që udhëhiqet nga standardet në prodhim, tregti dhe në marrëdhënie me punonjësit

Aurela Bakushi

Ka shqiptarë që ndihen ndryshe kur rrugëtojnë jashtë dhe futen në dyqane të brandeve të markave të rëndësishme ndërkombëtare të Hogan. Ata mund të shoqërojnë të afërmit apo miqtë e tyre nëpër dyqanet monobrand nëpër rrugët më Inn të modës nëpër kryeqytete të botës dhe t’u thonë atyre me krenari “po, këto na i kanë besuar t’i punojmë në Shqipëri”, por ne duam t’u flasim për atë që e solli këtu përfaqësinë e brand – it për rajonin e Ballkanit.

Aurela Bakushi ka studiuar për ekonomi në Milano të Italisë dhe është specializuar në profilin “Analizë të Dhënash”. 15 vite jetë, studime e punë në Itali nuk e penguan të merrte vendimin e duhur në momentin e duhur. Gjatë një interviste rreth rrugëtimit të saj, ajo tregon se ka qenë shumë i rëndësishëm momenti i vendimit. “Duhej të zgjidhja, nëse do të kthehesha këtu të administroja një kompani, apo do të qëndroja në Itali, të analizoja të dhëna pas një kompjuteri”. Sot është e bindur që ka marrë vendimin e duhur. 

Artikulli u publikua më parë në faqen 23 të numrit 28 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 28 të saj.

Në Milano, ajo punonte në një shoqëri SGR që drejtonte kursimet dhe investimet e privatëve në bursë. Përmes të dhënave analizonte sjelljet e klientëve, të rëndësishme për çdo vendimmarrje të shoqërisë. Pas propozimit të bërë nga kompania Tods, ajo u transferua në Shqipëri. Iu duk interesante të përjetonte një sfidë sipërmarrëse më shumë se profesionale. Bëhet fjalë për vitin 2008. Tërheqëse për të ishin standardet e larta të kompanisë, vlerat thelbesore si integriteti, transparenca, respekti që përcilleshin në çdo nivel politikash prodhuese, tregtare dhe burime njerëzore.

Lexo: Sondazhi/ Njerëzit duan të ndryshojnë mënyrën si udhëtojnë. Biçikletat dhe mjetet e gjelbra janë e ardhmja

Prej 13 vitesh është kthyer në Shqipëri, duke marrë përsipër përfaqësinë e brand – eve të rëndësishme të lartpërmendura, fillimisht në nivel tregtar për të krijuar kontaktin me ambientin dhe më pas duke krijuar grup prodhimi të rëndësishëm në formën e një ekstraterritori e një ambasade, ku mjeshtëria e punës së dorës shqiptare realizonte produktet me teknologjinë dhe know-how të një kompanie me një traditë unike në prodhimin e këpucëve.

Si drejtuese e kompanisë, sfidat e para që hasi lidheshin me respektimin e standardeve të menaxhimit në nivel ndërkombëtar. 

“T’i përshtasje me ambientin këtu ishte me të vërtetë shumë e vështirë, pasi mentaliteti ishte shumë ndryshe nga çdo vend tjetër i Europës. Kur kam rekrutuar personat e parë në 2009 e kisha si qëllim që të kishin një vend, ku të vinin, jo vetëm të punonin, por të gjenin një ambient që ta bënin ditën ndryshe. Këtë vend, këtë vlerë, këtë mirëqenie që do e gjenin aty, ta merrnin me vete edhe në jetën e tyre të përditshme. Mendoj që deri në një farë pike ia kam arritur. Sot kemi bashkëpunëtorë që janë me ne prej vitesh dhe janë shumë afër pikësynimeve të fillimit”, – thotë ajo.

Ditën që zhvillojmë intervistën, është një ditë me fluks veçanërisht të lartë klientësh. Nëse duam të bëjmë dallimin e një brandi, ndalemi tek cilësia. Brandet që tregtohen tek dyqani tek Torre Drin lindin në vitet ’80 për t’u diferencuar nga bota fashion që mori hov në ato vite. Ato u pozicionuan në linjën klasike të atyre veshjeve që duhen pasur patjetër në dollap, jo vetem për stilin trasversal, i gjendshëm në çdo moment të ditës dhe të jetës, por edhe për cilësine e lartë.  

Nga brande të njohura të modës si Dolce Gabbana, apo Gucci, Hogan dallon pasi lind nga një përvojë shumë vjeçare e mjeshtrave që studiojnë dhe realizojnë komoditetin dhe bukurinë e produkteve. 

Aurela pohon sfidat e zhvillimit të tregjeve ndërkombëtare. Disponueshmëria e lëndëve të para është ulur, rrjedhimisht çmimet janë rritur. Tashmë tregje si Kina janë bërë pjesë e rëndësishme e tregjeve konsumatore. Megjithatë znj. Bakushi thekson se kompania ka arritur të ruajë linjën klasike, cilësinë dhe stilin e prodhimit, ndonëse ka pasur rritje të kostove të prodhimit dhe të çmimeve. 

Aurela tregon se pandemia e pengoi në zhvillimin e rrjetit të dyqaneve Outlet në Ballkan, plan të cilin synon ta realizojë këtë vit. Por, pandemia nuk ishte vetëm një pengesë për të. Në një tjetër këndvështrim, edhe tek prodhimi dhe tregtia vendase ajo dha të njëjtin ndikim si në turizmin vendas.

Pandemia orientoi klientët drejt tregut të brendshëm, drejt dyqanit. Pamundësia për të bërë blerje jashtë, nxiti blerjet brenda vendit. Për këtë arsye, dy vitet e kaluar, shitjet ishin të kënaqshme në dyqanin tek Torre Drin.

Lexo: Netflix humbet abonentë për herë të parë në më shumë se 10 vjet

Si për shumë administratorë të tjerë, edhe për Aurelën, pandemia ishte një moment reflektimi. Arriti të riorganizohet dhe të optimizojë kohën përkushtuar disa gjërave. “Pandemia na vuri në kushte të detyrueshme të realizonim punët në kohë më të shkurtër dhe pashë që çdo gjë mund të bëhet, pasi ne riprogramohemi dhe fillojmë t’i ndajmë dhe menaxhojmë gjërat”. 

Bakushi delegoi më shumë gjatë pandemisë, vendosi më mirë prioritetet e saj dhe kuptoi se duheshin bërë ato gjëra që ishin vërtetë të dobishme. “Vendosa të kisha më shumë besim tek të tjerët, sepse duhej të kisha besim. Kuptova që ajo që bënim i përshtatej standardit dhe nuk duhej të krijonim më shumë stres në këtë drejtim. Pra, kërkesa për perfeksion ndonjëherë krijon stres. U duhet dhënë besim njerëzve dhe gjithmonë duhen vënë prioritete, sidomos për gjërat më të rëndësishme që ndikojnë në rezultatin final.

Ndaj, këshilla e saj është, “Delego më tepër dhe vendos prioritete. Nevojitet të marrësh kohë të mendosh për efektin që ka impenjimi yt, për atë që do të arrish, për objektivin që ke. Ne jemi të prirur që vetëm të veprojmë, por realisht duhet të reflektojmë nëse gjërat që bëjmë janë më të dobishmet të mundshme apo jo. Kjo nuk është humbje kohe, përkundrazi, optimizon çdo gjë që vjen më pas shumë herë më mirë dhe është shumë herë më efikase. Në momentin që ti ke arritur të bësh këtë fillon dhe mendon ndryshe”.

Artikulli u publikua më parë në faqen 23 të numrit 28 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 28 të saj.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0