Audi A8 i ri qetëson kritikat e forta ndaj kompanisë!

Audi A8 i ri qetëson kritikat e forta ndaj kompanisë!


Audi A8 i ri u përdor nga CEO i kompanisë, Rupert Stadler, për të qetësuar situatën dhe sulmet. Se fundmi ai ka qenë nën presion për rolin e kompanisë në skandalin e emetimeve të Volkswagen. Audi është pjesë e Volkswagen Group që prej më shumë se 50 vitesh.

Prezantimi i modelit të ri në Barcelonë me një çmim prej $96.000, u bë i rrethuar nga efekte vizuale mahnitëse dhe makina që rrotullohen. Rupert Stadler, foli shkurtimisht për problemet, ndërkohë që preznatonte Audi A8 e ri dhe linjën e re të makinave elektrike.

Lexoni: Tesla gati për të zbuluar Model 3

“Audi në latinisht do të thotë dëgjo” – u shpreh ai, i cili ka qënë në sulm të vazhdueshëm nga CEO e kompanive të tjera. “Ne dëgjojmë kur duartrokitemi por ne dëgjojmë edhe kur kritikohemi”.

Stadler, i cili mori drejtimin e kompanisë rreth 1 dekadë më parë përballet me testet më të vështira ndërkohë që kontribuesi më i madh financiar i Volkswagen po përjeton probleme pasi emri i saj si një markë premium po venitet. Një dalje në treg e suksesshme e A8, do të ndihmojë përpjekjet e Stadler për të rikthyer kompaninë “në formë”.

Përfitimet e kompanisë nga Ingolstadt i Gjermanisë janë vitale për të mbështetur një goditje financiare nga kjo krizë. Ajo do t’ï kushtonte kompanisë një dëm prej rreth 22 billion euro deri më tani. Të ndjekura nga me shumë investigime dhe gjyqe akoma në pritje.

Çështjet e qëndrueshmërisë

Kjo ka të bëjë shumë me Stadler personalisht, gjithashtu, pasi kthimi masiv i makinave me naftë në Europë, ndodhi vetëm pak javë pasi kontrata e tij u rifreskua edhe me 5 vitet e ardhme. Ky kthim përfshin 24.000 A8 dhe A7 të prodhuara midis viteve 2010-1013, 2 nga makinat më luksoze të markës.

Kjo gjendje ndezi një konflikt midis Stadler dhe Ministrit Gjerman të transporteve Alexander Dobrindt. Në shenjë suporti, CEO i Volkswagen, Matthias Mueller ndoqi eventin e të Martës.

Lexoni: Fundi i të qënit pronar i makinës tënde

A8 i ri, makina e dizenjuar tërësisht nga drejtori i ri i dizanjit të Audi, Marc Lichte, përfshin komanda zanore dhe një motorr elektrik, dhe mund të ecë vetë me shpejtësi të ulët.

Audi A8 është pjesë e strategjisë deri në vitin 2025, për t’u fokusuar në linjën e makinave elektrike. Kompania është duke punuar për nxjerrjen e modeleve të reja si Q8 dhe makinave E-Tron. Këto makina do të vendosin nëse kompania do të rrimarë epërsinë me konkurentët si Mercedes apo BMW.

“Është një makinë e rëndësishme që do ti ndihmojë ata të ecin përpara” – u shpreh Tim Urquhart, një analist nga IHS Automotive në Londër.

Burimi: Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0