Arti i ndërtimit të skuadrave efektive - Business Magazine Albania

Arti i ndërtimit të skuadrave efektive


Rritja e biznesit nuk është punë e thjeshtë pavarësisht industrisë. Ai kërkon punë, produkt të madh dhe dedikim. Gjithsesi, më shumë se çdo gjë tjetër, të duhet një skuadër fenomenale. Gjetja e njerëzve të duhur është çelësi për përshkallëzimin e organizatës suaj.

Ti ke nevojë për njerëz që jo vetëm janë të apasionuar, të zgjuar dhe me eksperiencë, por duhet edhe të gjesh ata që punojnë mirë së bashku. Një kulturë kompanie mund të tërheqë dhe të mbajë talente fenomenale ose mund edhe t’i largojë ata. Këto janë disa gjëra që kam mësuar në rrugën e ndërtimit të skuadrave efektive:

1. Përpiqu që herën e parë për t’i bërë gjërat mirë. Jepi kohë vetes. Sigurohu që kandidati është i përshtatshëm për rolin që po përpiqesh të përmbushësh, dhe që përshtatet me kulturën e kompanisë. Këto janë të dyja të rëndësishme. Kushton SHUMË të bësh vendime të gabuara rekrutuese. Këtë e kam mësuar me “të keq.”

2. Kur e bën diçka gabim, rregulloje shpejt. E ke parasysh kur e ke atë ndjesinë se dikush nuk do të performojë në mënyrën që do ti ose ai/ ajo në mënyrë konstante do t’i shkaktojë probleme skuadrës tënde? Ec përpara sa më shpejt që të jetë e mundur. E keqja sjell të keqen.

3. Mendo për skuadrën tënde si një skuadër aktuale. Asnjë superyll nuk e fiton i vetëm kampionatin. Një skuadër fiton vetëm kur funksionon si një skuadër. Të gjithë duhet të jenë në të në mënyrë të barabartë për ta fituar lojën. Nga të gjithë pjesëtarët e skuadrës duhet të kërkohet respekt dhe punë e pandalur. Sigurohu që të kërkosh për cilësi shumë të mira te individët që punëson gjatë rekrutimit.

4. Besimi është çelësi. Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet, fokusohu te gjetja e një zgjidhje. Ji i qartë dhe i qetë, dhe nëse bëhet ndonjë gabim, dhe lëri të kuptojnë se ti po pret që ata të mësojnë nga ganimet e tyre. Zakonisht është një sinjal shumë i mirë kur dikush merr mbi vete gabimet e tij. Ki kujdes nga ata që janë gjithmonë mbrojtës dhe mendojnë se nuk gabojnë kurrë.

5. Shpërble punën. Askush nuk duhet të marrë një yll të artë thjesht se po bën diçka, por sigurohu që të festosh fitoret afatgjata kur pjesëtarët e skuadrës kapërcejnë kufirin. Mburrja për një punë të bërë mirë është gjtihmonë frytdhënëse.

Mbi të gjitha, mos bëj sakrifica dhe mos punëso njerëz vetëm sepse të duhet dikush për një rol të caktuar. Kultivo një mjedis skuadre me njerëz të shkëlqyer të cilët punojnë fort dhe me ndershmëri dhe respekt. Nëse merr të duhurin, asgjë nuk mund t’ju ndalë!

 

*Shkruar nga Leura Fine, Themeluese dhe CEO e Laurel & Wolf  dhe publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0