Arti i Komunikimit nga Arjeta Dhima - Business Magazine Albania

Arti i Komunikimit nga Arjeta Dhima


Arti i Komunikimit! Nga ventrilokuistja e parë shqiptare Arjeta Dhima. Vjen për herë të parë në Prishtinë, trajnim praktik dhe super përfitues me eksperten e të folurit në publik.

▪︎ komunikim
▪︎ mentorim
▪︎ praktikë
▪︎ networking
▪︎ art
▪︎ ventrilokuizëm
▪︎ argëtim

Rezervo biletën tënde dhe sigurohu që në karrigen ngjitur të jetë një mik ose mikeshë e jotja.

Fillo me hapa të sigurtë drejt SUKSESIT!

Data: 13 Qershor 2019
Ora: 17:00 – 20:00
Hyrja në sallë: 30€/person
Vendi: Swiss Diamond Hotel Prishtina

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Rezervimin për vendin tuaj në trajnimin ‘Arti i Komunikimit‘ nga Arjeta Dhima, do të bëhet nëpërmjet dërgimit të një emaili në adresën: i.act.course@gmail.com me Subject: “Rezervim Arti i Komunikimit“, në trupin e emailit saktësoni emrin tuaj, numrin e telefonit dhe numrin e vendeve që dëshironi të rezervoni.

Biletat e rezervuara, çmimi i të cilave është 30€/person, do të shkëmbehen në datën 13 Qershor 2019 para sallës Artan tek hotel Swiss Diamond Hotel Prishtina, nga ora 16:00 deri në orën 17:00.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0