Arsyeja e vërtetë e blerjes së LinkedIn nga Microsoft - Business Magazine Albania

Arsyeja e vërtetë e blerjes së LinkedIn nga Microsoft

~4 minuta lexim


*Nga Grant Feller, autor në Forbes

 

Në epokën e super lidhjeve, blerja e LinkedIn, e cila vlerësohet me 196 $ për aksion, është njё lëvizje e zgjuar, pasi e gjitha rrotullohet mbi kontentin. Ja përse Microsoft sapo ka bërë një nga lëvizjet më të guximshme në historinë e saj duke shpenzuar më shumë se 26 miliardë $ për rrjetin social LinkedIn. Ishte e nevojshme për t’u bërë pas një serie dështimesh të një profili të lartë, si ajo e Nokia-s, të cilën Microsoft e përvetësoi për 6 miliardë $.

Kjo marrëveshje e re do të thotë se Microsoft mund të korporojë LinkedIn me Skype, sistemin e emailit tё rrjetit social dhe produktet e tjera qё kanё lidhje me sipёrmarrjen të Microsfot, në mënyrë të atillë, ashtu siç shprehet edhe njё ekspert i Silicon Valley, që do të bëjë të mundur “rikrijimin e indit ndërlidhës për sipërmarrësit.”

Por unë mendoj se CEO Satya Nadella ka blerë diçka shumë herë më të çmueshme se sa një media sociale për njerëz që po kërkojnë punë. Është një minierë ari për rekrutuesit, gazetarët e pavarur dhe për ato që kërkojnë të integrohen me drejtuesë influencuesë.

Por kjo është tamam sikurse e quajmë Google motorr kërkimi. LinkedIn është një kompani përmbajtjeje. Në fakt, Microsoft sapo ka blerë një prej kompanive të mediave dixhitale më influencuese dhe të specializuar në botë, tepër të lexuar dhe në mënyrë konstante të përditësuar. Dhe ndryshe nga disa zëra që qarkullojnë në Forbes, nuk mendoj se Nadella ka çuar dëm paratë.

LinkedIn ka më shumë se 433 milionë përdoruesë, nga tё cilёt më shumë se një e katërta prej tyre ndodhen në SHBA. Dy anëtarë të rinj i bashkohen rrjetit çdo sekondë; kur u themelua në Kaliforni në 2003-in, 4500 iu bashkuan pas muajit të parë të themelimit. Rrjeti social ka 106 milionë përdoruesë aktivë unikë mujorë në faqe dhe në tremujorin e parë të 2016-s kishte 45 miliardë shikime në faqe online, nga 37 miliardë vizitorë nga tremujori i mëparshëm.

Por nuk janë vetëm numrat ato që kanë rëndësi- dhe ky është ai momenti që disa gazetarë nuk e kanë kapur. Shumë prej vlerës së kompanisë rrjedh nga kontenti që publikohet në web. Të ardhurat e 2015-s tё LinkedIn ishin 2.9 miliardë $, duke shёnuar një rritje prej 35 % nga viti paraardhës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Ata që nuk ndryshojnë, do të mbeten prapa.”
— Barack Obama
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0