Arsim dhe bursa ndërkombëtare për studentët nga Kosova & Shqipëria

Arsim dhe bursa ndërkombëtare për studentët nga Kosova & Shqipëria


Nëse jeni student / mësues / prind dhe dëshironi të merrni informacion për mundësitë e ndryshme që janë në dispozicion për studentët nga Kosova dhe Shqipëria për të studiuar jashtë vendit – SHBA, Kanada, Europë, Rajon dhe / ose Kosovë / Shqipëri, plotësoni formularin e mëposhtëm dhe do të kontaktoheni.

Formulari Aplikimit

Ka shumë mundësi në mbarë botën për studentët e shkollave të mesme, studentët e universitetit, Bachelor, Master, Doktoraturë, Shkollat Verore, Shkollat e Gjuhës Angleze, Trajnim për Studentët dhe Mësuesit, Praktika, etj. Bursa të plota dhe të pjesshme janë në dispozicion.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0