BM – Përshëndetje Armira! Së pari urime për organizimin për vitin e dytë radhazi të konkursit “The steps for creating a successful businness”. Së dyti, na tregoni pak më shumë rreth këtij eventi i cili mblodhi përgjatë 2 ditëve, rreth 15 ide dhe startupe të reja.
A – Përshëndetje! Si fillim më lejoni t’ju falenderoj për intervistën dhe mbështetjen tuaj për të dytin edicion radhazi, nëpërmjet promovimit të ideve startup.
“The steps for creating a successful businness”, në këtë edicion të dytë erdhi sërish fundjavën globale të sipërmarrjes, në datat 18-19 Nëntor 2017. Ky aktivitet pati si qëllim të vetin, përfshirjen e të rinjve, nëpërmjet prezantimit të ideve inovative të biznesit, në një event dy ditor trajnimi dhe konkurimi. Programi u përbë nga prezantime dinamike, ritëm i shpejtë, larmi tematikash dhe panel jurie vlerësimi nga fusha akademike dhe e sipërmarrjes. Gjithashtu patëm një panel profesionistësh të suksesshëm, të cilët i mentoruan vazhdimisht gjatë eventit. Një event si “The steps for creating a successful business” ofroi profesionalizëm, emocione, konkurrencë si dhe mbështetje teknike dhe financiare për idenë fituese.
BM – Si ishte i organizuar konkursi? Cila grupmoshë ishte më së shumti e interesuar për të marr pjesë?
A – Të ftuar special, profesionistë të suksesshëm trajtuan tematika të ndryshme ditën e parë të aktivitetit, përsa i përket sipërmarrjes dhe elementëve të tij, rëndësisë së markës dhe marketingut, menaxhimit efektiv të kohës etj. Gjithashtu të rinjtë pjesëmarrës u informuan për rëndësinë e TIK në biznes, menaxhimin e burimeve njerezore, si dhe hartimin dhe krijimin e një plani biznesi.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 27 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.
Një rëndësi të veçantë i kushtuam edhe krijimit të networking midis pjesëmarrësve-lektorëve-mentorëve, pasi ky ishte objektivi i aktivitetit, nxitja e shpirtit sipërmarrës tek të rinjtë pjesëmarrës si dhe ofrimi i mundësisë së prezantimit të këtyre ideve, ditën e dytë të aktivitetit. Konkurentët i përkisnin kryesisht moshës 18-28 vjeç dhe prezantuan në formë individuale ose në grup (2-4 persona) idetë e tyre të biznesit.
BM – Çfarë mendoni për idetë e këtij viti dhe flasim këtu jo vetëm për ato fituese, por të gjitha në tërësi? A kanë evoluar ato në krahasim me idetë e 1 viti më parë?
A – Idetë më lejoni t’i cilësoj si “brilante”. Gjithçka është e mundur nëse ke pasionin dhe vullnetin për t’i shkuar deri në fund, sigurisht kjo kur gjen edhe një dorë mbështetëse. Pjesëmarrësit prezantuan ide nga më të larmishmet, nga industri të ndryshme, madje edhe këtë vit pati inovacion dhe kreativitet. Nuk mund të flas për evoluim idesh, pasi rinia shqiptare posedon kapacitet të lartë mendor dhe mbi të gjitha shumë energji. Ajo çfarë mund të them është se paneli i jurisë së vlerësimit e pati tepër të vështirë të përzgjidhte më të mirët ndër më të mirët, kjo e thënë nga përvoja personale, pasi pata privilegjin dhe kënaqësinë, jo vetëm të moderoja aktivitetin dhe të trajtoja seancën trajnuese, por edhe të isha pjesë e panelit të jurisë së vlerësimit të ideve. Më lejoni këtu të falenderoj përzemërsisht gjithësecilin prej tyre për kohën dhe përkushtimin! Falenderimin po e nis nga sponsori ynë financiar Union Bank Albania, e cila sponsorizoi idenë fituese me shumën prej 100.000 lekë. Dëshiroj të falenderoj z.Gerti Boshnjaku, moderatorin z. Arber Cepani, z. Daniel Guce, znj Edona Bilali si dhe z. Elton Saliaj, fituesin e edicionit të parë. Kjo është edhe një risi e këtij eventi, pasi fituesi i çdo edicioni është automatikisht pjesë e panelit të jurisë së vlerësimit të ideve në edicionin pasardhës… Secili prej këtyre antarëve ishte një ngjyrë më tepër dhe vlerë e shtuar e aktivitetit.
BM – Ju përmendët Union Bank si sponsorin kryesor të këtij aktiviteti, por cilët ishin mbështetësit dhe partnerët e tjerë të këtij eventi?
A – Plotësimi i puzzle për realizimin e aktivitetit u mundësua pikërisht nëpërmjet partneritetit të frytshëm, i cili vjen për të dytin vit radhazi me mbështetësit dhe partnerët, të cilët mbështesin idetë fituese nëpërmjet aktiviteteve promovuese, praktikave profesionale dhe këshillimit të karrierës.
Dëshiroj t’ju veçoj JU, Business Magazine Albania, si platformën online më të suksesshme të promovimit të sipërmarrjes dhe agjencinë New Media Communications për përkushtimin, qendrën e Formimit professional “Globe TIK & Language Education”, Az.Consulting Shpk, “Tirana Business University”, pasi na hapi dyert duke na përqafuar sërish, nëpërmjet ofrimit të të gjithë lehtësive të nevojshme për realizimin e trajnimit në ambjentet e tyre. Sinqerisht ishte kënaqësi e veçantë të bashkëpunonim me një universitet, i cili i jep përparësi aktiviteteve ekstrakurrikulare dhe veçanërisht promovimit të sipërmarrjeve të reja.
Këtë vit na u bashkuan edhe mbështetës të rinj, si agjencia e marketingut Mindset3Consulting, NeoCharger, ideja fituese e edicionit të parë e cila e ka vënë në jetë sipërmarrjen e tij, duke qenë se po operon aktualisht në treg. Emisioni “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, e cila i dedikoi një hapësirë televizive këtij edicioni pak ditë para zhvillimit të aktivitetit dhe një hapësirë speciale ideve fituese vetëm pak ditë pas përfundimit të aktivitetit. Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen moderatorëve z.Arbër Cepani dhe znj.Blerina Shehu për përkushtimin.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 27 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.
BM – Së fundmi, a jeni e kënaqur nga pjesëmarrja e këtij viti dhe a ka ardhur në rritje interesi për këtë kompeticion?
A – Hmmm, rezultatet flasin vetë… Interesimi për të marrë pjesë në këtë aktivitet i tejkaloi pritshmëritë tona realisht! Në kompeticion morën pjesë mbi 50 të rinj, rreth dyfishi i pjesëmarrësve të edicionit të parë. Këtu dëshiroj të shpreh mirënjohjen për të gjithë pjesëmarrësit duke veçuar fituesit, si dhe t’i ftoj të rrëfejnë përvojën e tyre për aktivitetin. Faleminderit Xhemal Kodragjini për idenë inovative mbi ofrimin e edukimit / mësimit të gjuhës së huaj. Faleminderit Igli Përfundi për idenë e cila konsiston në prodhimin e ushqimit për kafshë blegtorale në një serë hidroponike. Së fundi dëshiroj të falenderoj Megina Laçka, e cila u shpall fituese për idenë mbi biokozmetikën, pasi vëmendja po kthehet drejt natyrales dhe ky është një indikator i mirë.
Por asgjë nuk ka përfunduar! Ky është vetëm fillimi… Ne jemi dhe do të jemi sërish këtu me edicionet pasuese për t’i ardhur në ndihmë të rinjve të nisin HAPAT DREJT KRIJIMIT TË NJË BIZNESI TË SUKSESSHËM.
BM – Faleminderit për intervistën Armira. Të urojmë shumë suksese në punën tënde!
/Artikulli u publikua më parë në faqen 27 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.