Arjodita Mustali: klientët duhet të ndihen si viganë - Business Magazine Albania

Arjodita Mustali: klientët duhet të ndihen si viganë

Arjodita Mustali

Arjodita Mustali është themeluese dhe drejtuese e Vigan Group. Në një intervistë për Businessmag ajo tregon rrugëtimin dhe qasjen e saj ndaj biznesit.

Vigan Group ka vite në treg. Cilat janë arritjet dhe sfidat e kësaj kompanie?

Vigan-i lindi fillimisht si një nevojë e tregut vendas dhe ndërkombëtar për biznese BPO (Business Procesing Outsource).

Vizioni i Vigan është krijimi, analizimi dhe përmirësimi i shërbimeve që ofron ndaj bizneseve. Krijimi i një hub-i të favorshëm pune, i cili rrit dhe zhvillon punonjësit e saj dhe ndryshimi i konceptit tradicional të bashkëpunimit mes biznesit, punonjësit dhe klientit.

Arritjet e çdo kompanie vlerësohen në bazë të klientëve të kënaqur, të klientëve që vazhdojnë dhe rrinë me ty në kohë të gjatë dhe rikthehen për të marrë shërbimin tënd sepse ti jo vetem u ke dhënë një shërbim për të cilin të kanë paguar, por ke bërë më tepër, e ke ndihmuar në rritjen e kompanisë së tij.

Sfidat kanë qenë të shumta dhe vazhdojmë të jemi në sfidë çdo ditë, duke veçuar vështirësitë që hasim në evidentimin e dëshirave të klientëve dhe përcaktimin e qëllimeve që dëshirojnë të arrijnë përmes shërbimeve që ofrohen nga ne. Sfida! Sfidën më të madhe e kemi me veten, sepse atë duam ta tejkalojmë. Duam të jemi më të mirë se dje. Dhe kjo kërkon punë të vazhdueshme me shumë pasion dhe ngulm për të kapërcyer edhe të papriturat që në biznes janë të shumta. Duke marrë në konsideratë pesëvjeçarin e fundit, mendoj se jemi në rrugën e duhur, falë një grupi të dedikuar njerëzish që impenjohen çdo ditë për këtë.

Artikulli u publikua më parë në faqen 64 të numrit 23 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 23 të saj.

Cilat kanë qenë mësimet që keni marrë si sipërmarrëse?

Qëndrimi im, i cili më është përforcuar gjatë gjithë karrierës në biznes, është besimi se suksesi vjen si pasojë e pasionit për të bërë atë çka bën dhe vendosmërisë për t’u përmirësuar dhe për t’u qëndruar deri në fund bindjeve dhe ëndrrave.

Që çdo dështim, është mësim. Që nga çdo problem, linj një ide e mirë. Që asgjë në jetë nuk ndodh rastërsisht, prandaj çdo rast duhet vlerësuar në formën e duhur.

Bindjet, janë si kafja e mëngjesit, të ndihmojnë të zgjohesh dhe të marrësh forcë për një ditë të vrullshme.

Shërbimet në drejtim të fuqizimit të klientëve janë prioriteti juaj. A mund të na thoni disa detaje për shërbimet? Si i mbështesni klientët, cilat janë veçoritë e mesazheve apo suporti juaj për to?

Do të doja të përmendja diçka lidhur me atë që Vigani përfaqëson, duke u nisur që nga emri. “Vigan” është zgjedhur bazuar në idenë e të qenit i madh dhe i fuqishëm, i vendosur si një vigan. Dhe kështu synojmë të ndihet cilido partner/klient/staf që bëhet pjesë e jona. Fushat primare të kompetencave të Viganit variojnë nga menaxhimi i biznesit, marketingu dhe komunikimi, trajnime dhe virtual assistance dhe inovacioni në fushën e teknologjisë. Ne jemi vazhdimisht në proces përmirësimi të shërbimeve tona për t’ua ofruar më së miri klientëve aktualë dhe potencialë, vendas dhe të huaj. Zgjidhjet tona konsistojnë në metoda inovative dhe kosto-efektive, që përputhen me vizionin dhe qëllimet e çdo kompanie. Vigani synon të jetë një “one stop Shop Company”, ku secili klient arrin të marrë gjithçka të nevojshme për t’u rritur në mënyrë të qëndrueshme. Pa diskutim shumë shërbime i mundësojmë edhe në partnerit me kompani të tjera. Sepse besojmë fuqishëm që klienti është mbret dhe çdo kompani duhet t’i shërbejë atij. Praktikisht, kjo metodë na ka rritur jo vetëm neve, por të gjithë partnerët tanë.

Ju jeni edhe speaker. A mund të na tregoni për mesazhet më të rëndësishme që keni ndarë nëpër konferenca apo evente, lidhur me qëndrimin tuaj në çështjet e marketingut dhe zhvillimit të biznesit?

Të flasësh në publik është përgjegjësi e madhe, por edhe detyrim. Them përgjegjësi sepse mesazhi duhet të jetë tejet i saktë, meqë në një formë a një tjetër t’i influencon mënyrën se si dëgjuesi do të reagojë nëse e beson atë që thua. Dhe besoj që është detyrim, sepse çdokush që ka eksperiencë në një fushë, duhet ta ndajë atë me të tjerët per t’u treguar cilat kanë qenë vështirësitë, ose cilët mund të jenë hapat e duhur për të lehtësuar një proces pune. Disa nga mesazhet e ndara ndër vite kanë qenë:

Don’t Show Off! Show Experience = Një thirrje ndaj çdo biznesi që ofron një shërbim, apo përfaqësuesi, shitësi, influenceri. Pra, nuk kanë nevojë të flasin me superlativa për të treguar sa të mirë janë. Puna flet vetë.

FEED = Në shqip do të thotë ushqim. Përbëhet nga fjalët, Fokus, Zhvillohu, Kupto të tjerët dhe Guxo. Këtë trajnim e zhvilloj në kompani, të cilat duan të integrojnë brenda departamenteve të tyre të shitjes, burimeve njerëzore dhe marketingut një strukturë me vlera që duhet të ndjekë organizata në arritjen e objektivave në mënyre organike.

Çfarë të rejash do të kemi nga Vigan Group dhe cilat janë objektivat tuaja për të ardhmen?

Duke marrë parasysh situatën ku jemi, në një pandemi globale, shumë nga planet afatgjata janë afruar dhe do të dalin në treg më shpejt. Vigan, ka në objektiva të afërt të digjitalizojë të gjitha shërbimet, nga trajnimet e deri tek analizat e statistikat. Kjo për të bërë sa më shpejt të mundur punësimin edhe nga shtëpia. Gjithashtu, si pjesë e ABSA.al ka ndërmarrë iniciativën për sensibilizimin dhe informimin e qyteteve të tjera përpos Tiranës (digjitalizimi i shoqërisë përtej Tiranës), për të sjellë zhvillim dhe të rritur ekonominë në lidhje me digjitalizimin. Global Digital City është një platformë që synon rritjen e vetëdijes dhe përhapjen e informacionit për të gjitha opsionet dhe benefitet që epoka digjitale po ofron në të gjithë botën për punësimin dhe zhvillimin ekonomik.

Deri tani kemi zhvilluar dy evente, Korça Digital Weekend, i cili u realizuar në qytetin e Korçës dhe Shkodra Digital Weekend, i cili u zhvillua virtualish në qytetin e Shkodrës, për arsye të pandemisë.

Qëllimi është që të arrijmë të bëjmë çdo qytet të Shqipërisë jo vetëm atraktiv, por edhe të zhvilluar si qytetet digjitale globale.

Artikulli u publikua më parë në faqen 64 të numrit 23 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 23 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0