Arianna Huffington tregon gabimin më të madh që mund të bëni si një sipërmarrës - Business Magazine Albania

Arianna Huffington tregon gabimin më të madh që mund të bëni si një sipërmarrës


Ekzistojnë shumë këshilla për atë që sipërmarrësit duhet të bëjnë për të arritur suksesin.

Shmangia e pengesave është një pjesë tjetër e madhe e arritjes së suksesit, por cili është gabimi më i madh që një sipërmarrës i ri mund të bëjë?

Arianna Huffington, themeluesja e Thrive Global dhe Post Huffington, shpreh disa ide për këtë.

Sipërmarrësit që shkojnë në masa ekstreme për të bërë gjërat shpesh festojnë, por Huffington thotë që është një gabim i madh neglizhimi i aspekteve të tjera të jetës suaj, veçanërisht shëndeti. Në fakt, rezultatet mund të jetë katastrofike për karrierën tuaj të sipërmarrjes.

“Një jetë e qëndrueshme dhe korrektësia me punonjësit është mënyra më e mirë që një sipërmarrës të sigurojë një biznes të qëndrueshëm dhe të suksesshëm”, thotë Huffington Business Insider. “Është si ajo që thonë në aeroplan – vendosni maskën tuaj të oksigjenit përpara se të ndihmoni të tjerët”.

Sipas Huffington, sipërmarrësit e rinj nuk duhet të mburren për qëndrimin e orëve të gjata për të ndërtuar kompaninë. Në vend të kësaj, ata duhet të përqendrohen më shumë në cilësinë e punës së tyre sesa në sasinë e saj.

“Ata gjithashtu duhet të kuptojnë se duhet të vazhdojnë të ushqejnë kreativitetin – një nevojë, e cila do jetë vazhdimisht në fokus edhe pasi të keni bërë zbulimin e idesë tuaj dhe të jeni duke ndërtuar kompaninë tuaj,” thotë Huffington.

“Pa marrë parasysh se sa gjeniale është ideja për krijimin e kompanisë, po aq i rëndësishëm do të jetë kreativiteti tuaj për të kapërcyer sfidat e pashmangshme që do të pasojnë dhe për të dalë me ide të reja që do t’i lejojnë kompanisë të evoluojë dhe të rritet,” thotë Huffington. “Dhe ne e bëjmë këtë duke i dhënë prioritet mirëqenies sonë”.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0