Apple vendos limite të reja në lidhje me aplikacionet për COVID-19 - Business Magazine Albania

Apple vendos limite të reja në lidhje me aplikacionet për COVID-19


Apple vendosi më shumë masa mbrojtëse të lidhura me COVID-19 – këtë herë të përqendruar në AppStore-n e saj. Në një shënim të postuar në komunitetin e saj të zhvilluesve, kompania sqaron se do të ndërmarrë hapa për të bërë verifikimin e aplikimeve të përqendruara në pandeminë globale që ka filluar të ndikojë pothuajse në çdo aspekt të jetës në të gjithë globin.

“Për të ndihmuar në përmbushjen e këtyre pritjeve, ne jemi duke vlerësuar aplikacionet në mënyrë kritike për të siguruar që burimet e të dhënave janë të sakta dhe që zhvilluesit që paraqesin këto aplikacione janë nga njësi të njohura, siç janë organizatat qeveritare, OJQ-të e përqëndruara në shëndet, kompani, të cilat janë të besueshme në çështjet shëndetësore dhe mjekësore ose arsimore”, shpjegon ndërmarrja. “Vetëm zhvilluesit nga një prej këtyre njësive të njohura duhet të paraqesin një aplikacion në lidhje me COVID-19”, thotë Apple.

Përveç vlerësimit të përmbajtjes dhe kufizimit të numrit të zhvilluesve që mund të paraqesin, kompania po ndalon edhe lëshimin e aplikacioneve dhe lojërave argëtuese që kërkojnë të kapitalizojnë çështjen e kudogjendur dhe kërcënuese për jetën.

Apple gjithashtu ka kërkuar nga zhvilluesit që të zgjedhin opsionin “Time-Sensitive Event”, në mënyrë që të ndihmojnë në përshpejtimin e konfirmimit të aplikacionit, duke pasur parasysh që mund të synojnë të ndihmojnë përdoruesit në kohë krize. Kompania gjithashtu do të heqë dorë nga disa tarifa vjetore të anëtarësimit për organizatat jofitimprurëse dhe agjencitë qeveritare që kërkojnë të zhvillojnë aplikacione në lidhje me perhapjen e virusit.

Aktualisht gjendet një numër aplikacionesh në këtë lloj kategorie, duke filluar nga ndjekësit e rasteve të përhapjes së virusit, aplikacionet e lajmeve, aplikacione, të cilët të kujtojnë për të larë duart dhe disa tituj lojrash.

Juxhin Bleta

Techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0