Apple ul çmimet e produkteve për të fituar më shumë abonentë

Apple ul çmimet e produkteve për të fituar më shumë abonentë


Nga Mark Gurman, gazetar i produkteve të Apple

Surpriza më e madhe e Apple në konferencën e saj kryesore nuk ishte një pajisje apo shërbim i ri, por një strategji agresive e çmimeve.

Lexoni: Apple prezanton zyrtarisht iPhone 11

Lexoni: Apple i mashtroi të gjithë duke aluduar që iPhone i ri kushton 300 dollarë më pak se iPhone i vitit të kaluar – nuk është e vërtetë

IPhone 11 kushton 699 dollarë, më lirë se iPhone XR me 749 dollarë vitin e kaluar. XR kushton vetëm 599 dollarë, një ulje prej 150 dollarëve për një telefon që është vetëm një vit i vjetër. Kjo është një nga uljet më të mëdha për një vit në historinë e iPhone-it.

“Lajmi më i madh nga lançimi i produkteve të reja të Apple ishte ulja e çmimeve për iPhone-in 11”, shkroi në një shënim për investitorët Chris Caso, një analist i produkteve teknologjike.

Lexoni: Apple zhvillohet përtej iPhone! Vëmendja tek shërbimet

IPhone 8 nga viti 2017 tani kushton vetëm 449 dollarë, 150 dollarë më lirë, ndërsa Apple Watch Seria 3 gjithashtu e vitit 2017, ra nga 279 dollarë në 199 dollarë.

Apple u bë një nga kompanitë më të vlefshme në botë duke projektuar pajisje inovative të konsumatorit dhe duke kërkuar shumë para për pajisjet e tjera.

Ulja e çmimeve mund të inkurajojë më shumë njerëz që të azhornojnë iPhone-ët e tyre më shpejt si dhe të blejnë produkte të tjera të kompanisë.

“Shumë prej përdoruesve që blejnë pajisje me çmime më të ulëta përfundimisht do të bëhen klientë të shërbimeve të Apple,” tha Jitesh Ubrani, një menaxher kërkimi në IDC. “Ata kanë treguar që mund ta bëjnë këtë në të kaluarën.  Nëse keni blerë një iPhone, ka shumë mundësi të blini edhe një iPad ose AirPods.”

Lexoni: Si të arrini sukses në punë, sipas drejtoreshës më të paguar në Apple

Apple po e zgjidh problemin e saj të uljes së shitjeve edhe me çmime agresive. Shërbimi i lojërave Apple Arcade kushton 4,99 dollarë në muaj, afërsisht gjysma e kostos së Apple Music dhe Apple News +.

Kostoja mujore prej 4,99 $ e shërbimit të ardhshëm të Televizionit + video transmetimit të Apple ka befasuar shumë analistë dhe i ka goditur Netflix-in, Prime Video-n e Amazon dhe ofertën e Disney +. Kur njerëzit blejnë një iPhone dhe iPad, një Mac ose një Apple TV, ata marrin një abonim falas për një vit për TV+, tha Kryeshefi Ekzekutiv Tim Cook.

Lexoni: Pse Google pagoi tek Apple 9 miliardë dollarë? (VIDEO)

Dan Ives, një analist në Wedbush Securities, e quajti çmimin e TV+ shumë strategjik dhe tha se kjo lëvizje duhet ta ndihmojë Apple të fitojë më shumë abonentë.

“Me një bazë të instaluar prej 900 milionë iPhone-eve aktiv në të gjithë Botën, ne besojmë se Apple ka një mundësi për të fituar 100 milionë konsumatorë në 3-4 vitet e ardhshme,” shkroi Ives në një shënim për investitorët.

Bloomberg.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0