Microsoft ka ruajtur kryesimin që prej 25 prillit, kur të ardhurat thyen pritshmëritë duke bërë që vlera e kompanisë të kalonte një trilion dollarë për herë të parë.
Lexoni: Apple lançon në 2020 variantin e ri të IPhone SE
Vlera e aksioneve të Apple është rritur ndjeshëm javët e fundit, ku shumë analistë kanë parashikuar shitje më të mira të iPhone 11, ndërsa nga ana tjetër, aksionet e Microsoft-it ranë për 2.2 për qind.
Intebrand e renditi Apple si kompaninë me markën më të vlefshme në botë, duke vendosur Microsoft në vendin e katërt, kurse Google dhe Amazon zunë vendin e dytë dhe të tretë. Renditjet u bazuan në fuqinë e markës, vlerën e shtuar për kompaninë nga marka dhe planet për markën.
Lexoni: Kufjet AirPod i dhanë Apple fuqi gati monopoliste mbi përdoruesit
Ky është viti i shtatë me radhë që marka e Apple konsiderohet më e vlefshmja në botë.
Apple ishte kompania e parë që kaloi vlerën 1 trilionë dollarë në muajin gusht të 2018-së.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto