Kufjet AirPod i dhanë Apple fuqi gati monopoliste mbi konsumatorët

Kufjet AirPod i dhanë Apple fuqi gati monopoliste mbi përdoruesit


Nga Nicky Woolf, gazetar

Kur Apple njoftoi në vitin 2016 se iPhone i saj i ri nuk do të kishte një vend për kufje, shpërtheu zemërimi te konsumatorët; nuk është çudi që shefi i marketingut i Apple Phil Schiller e përshkroi këtë vendim si një akt “guximtar”. Kompania nuk po u jepte klientëve të saj mundësinë për të zgjedhur midis kufjeve me tel dhe pa tel.

Shumica e prodhuesve më të mëdhenj të telefonave në botë bënë të njëjtën gjë, pavarësisht provave që konsumatorët e urrejnë kur nuk u jepet mundësia të zgjedhin midis kufjeve me dhe pa tel.

Lexo: AirPods cilësohen si të dëmshme për shëndetin e njeriut, ja pasojat…

Por arsyeja themelore e kësaj lëvizje të Apple është e dukshme për shumicën e vëzhguesve të Silicon Valley: Gjithçka ka të bëjë me paratë.

Kjo u vu në pah ashpër nga një analist i industrisë Dan Ivesi, cili tha për CBS në shtator se pritet që Apple të shesë 62 milionë palë AirPods në vitin 2019, duke gjeneruar 10-12 miliardë dollarë në shitje.

Kufjet pa tel tingëllojnë si një zgjidhje më elegante sesa ato me tel, megjithëse ato duken (le të jemi të sinqertë këtu) mjaft pa lidhje. Ato nuk funksionojnë si kufjet me tel: Sinjali mund të bjerë ose të pengohet nga sinjalet e tjera dhe ato mund të bien ose humbasin lehtë. Ato gjithashtu janë të shtrenjta.

Kjo, për Apple nuk është një problem – është një veçori. Silicon Valley është një vend ku krijohen mjedise gati monopole, në të cilat ata më pas mund të rrisin çmimet.

Kufjet me tel funksiononin mirë. Kjo mënyrë ju lejonte të bashkëngjisnit çdo palë kufje. Kufjet me tela ishin dhe janë mjaft të disponueshme dhe të lira. Ka kufje me wireless në treg – megjithëse vetëm AirPod-et e Apple janë në gjendje të lidhen menjëherë me një iPhone pa u ndezur – por ato nuk vijnë me kosto të ulët.

Për më tepër, siç shkroi Vice në muajin maj, ndërsa një palë kufjesh me tel mund të zgjasë me vite nëse kujdeseni për to, AirPods – të cilat nuk mund të riparohen – zgjasin vetëm 18 muaj para se bateria e tyre të degradohet. Ato janë gjithashtu të tmerrshme për mjedisin, sepse ndryshe nga kufjet me tel, AirPods përmbajnë bateri me litium dhe jon, të cilat janë të rrezikshme për t’u disponuar.

Nbcnews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0