Apple lancon në 2020 variantin e ri të IPhone SE - Business Magazine Albania

Apple lancon në 2020 variantin e ri të IPhone SE


Vitin që vjen Apple do të nxjerrë variantin e ri të SE, të cilin e ka prezantuar gati katër vite më parë.

SE 2 do të ketë dizajnin e iPhone-it të fundit përpara revolucionit të gjeneratës X, por me një procesor më të fuqishëm, të ngjashëm me atë të iPhone 11.  Lajmi është mbi të gjitha tek çmimi ekonomik, me të cilin Iphone do të dalë: 399 dollarë.

Ky ishte një nga objektivat e kompanisë që po realizohet me disa vite vonesë.

Varianti i fundit përafrohet në dizajn me modelin e iPhone8. Parashikimet e ekspertëvë, mendojnë se ky model do të tërheqë kryesisht personat që  përdorin iPhone 6 dhe 6s. kjo kategori preferohet ende për një treg prej rreth 200 milionë persona.

Mund t;ju duhet çudi, por kompania ndërkombëtare, synon të gjejë një shtytës të fortë rritje në këtë model të vjetër. Shitja e telefonave të lirë si SE, është një mundësi e mirë shitje kryesisht në tregun indian, ku telefoni më i shtrenjtë nuk i kalon 450 dollarë.

 

Businessinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0