Apple humbet gjyqin ndaj Samsung në Gjykatën e Lartë - Business Magazine Albania

Apple humbet gjyqin ndaj Samsung në Gjykatën e Lartë


Rastet për shkelje të patentës së dizajnit shumë rrallë arrijnë në Gjykatën e Lartë. Në fakt nuk ishte dëgjuar një rast i tillë në më shumë se 120 vjet.

Të martën Gjykata e Lartë hodhi poshtë vendimin se kompania e Koresë së Jugut duhet të paguante një shumë prej 399 milionë $ për rivalin e saj amerikan për kopjim të dizajnit të iPhone. Gjykatësit në vendimin e tyre 8-0 e dërguan çështjen në një nivel më të ulët gjykate për procedurë të mëtejshme.

Vendimi i jep Samsung një tjetër shans për të marrë një pjesë të madhe të parave që ka paguar tek Apple në Dhjetor pas një vendimi të vitit 2012. Më parë juria kishte vendosur se Samsung kishte shkelur patentat e iPhone, pamjen e saj të veçantë në telefonat Galaxy dhe pajisje të tjera konkurruese.

Gjykata u shpreh se një “dhunues” i patentës nuk duhet të paguajë gjithmonë mbi fitimet e saj nga shitja e produkteve që kanë përdorur dizajnin e vjedhur, nëqoftëse ka mbuluar vetëm komponente të caktuara dhe jo të gjithë.

Vendimi pasoi një betejë të egër ligjore mes dy prodhuesve më të fuqishëm të smartphoneve në botë, që filloi në vitin 2011, kur Apple paditi Samsung, duke pohuar se rivali i tij vodhi teknologjinë dhe pamjen e patentuar të iPhone. Ajo ishte një nga rastet më të shikuara për patentat, që shkoi përpara gjykatës së lartë të SHBA-së në vitet e fundit.

Burimi: entrepreneur.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0