Aplikoni me startup-in tuaj në Startup Hub Warsaw (SHW17)

Aplikoni me startup-in tuaj në “Startup Hub Warsaw (SHW17)”


Startup Hub Poland është një fondacion jo fitimprurës i themeluar në vitin 2012, që ka si qëllim zhvillimin e startup-eve të teknologjisë së lartë nga Europa Qendrore dhe Lindore. Misioni i SHP është të lidhë teknologjitë më të fundit me financimin dhe ekspertizën.

Startup Hub Poland bashkëpunon me programin e akselerimit Startup Hub Warsaw (SHW17) në këtë edicion të dytë dhe fton të gjitha projektet për të përfituar sa më shumë nga kjo mundësi.

Startup Hub Warshaw ’17 është edicioni i dytë i programit të akselerimit për shpikësit dhe udhëheqësit e teknologjisë dixhitale, të cilët dëshirojnë të përdorin qytetin për të akseleruar projektet e tyre, për të krijuar partneritete dhe për të futur në tregjet ndërkombëtare. Njihuni me ekspertët, fondet kryesore, investitorët dhe përdorni mikpritjen e gjigantëve të industrisë. Fitoni shpërblimet në para deri në 100,000 PLN (para polake) dhe lejoni që Varshava të bëhet një pikë zhvilluese për biznesin tuaj. Varshava është një qytet i bukur, jo vetëm me kulturën dhe historinë e tij, por para së gjithash me mundësitë e zhvillimit teknologjik dhe të biznesit. Selia qendrore e kompanive kryesore polake, si dhe selia e korporatave kryesore ndërkombëtare që mbulojnë të gjithë Europën Qendrore dhe Lindore, ndërmarrjet VC dhe ekosistemi i startup-eve janë të vendosura në Varshavë. Varshava nuk është vetëm kryeqyteti i vendit por i të gjithë Europës Qendrore dhe Lindore.

Çfarë është SHW17?

  • Faza 1 – 20 Gusht – 1 Shtator: 60 projekte të përzgjedhura do të marrin pjesë në 40 orë trajnime dhe takime me ekspertë të industrisë së teknologjisë, sipërmarrës, investitorë, ndërmarrje (partnerët e vitit të kaluar: Microsoft, Orange, Facebook).
  • Faza 2 – 4 Shtator – 4 Dhjetor: 30 startup-et më të mira do të kenë 70 orë workshop-e të dedikuara dhe seanca mentorimi me ekspertë të industrisë së teknologjisë, sipërmarrës, investitorë, ndërmarrjet etj.
  • Dita e Demos – në fillim të muajit Dhjetor: finalistët do të bëjnë pitch startup-et e tyre për investitorët, ndërmarrjet VC dhe mediat.

Për të parë se çfarë ka ndodhur vitin e kaluar mund të shikoni këtë video të shkurtër.

Pse të bëheni pjesë?

  • Program intensiv trajnimi dhe mentorimi
  • Prezantim në VC-të polake më të mira dhe drejtuesit e ekosistemeve të startup-eve
  • Çmimi total prej 25.000 euro
  • Një shans për të fituar një një investim A-round nga fondet VC (Venture Capital) polake
  • Mundësi për të punuar falas në një hapësirë coworking për 2 muaj
  • Ekspozim i denjë i medias

Kush mund të aplikojë?

  • Startup-et më të mira nga e gjithë Europa Qendrore dhe Lindore
  • Startup-et nga fushat e mëposhtme: siguria kibernetike, bots, IA, machine learning, Big Data, IoT, pajisje wearables, lojërat, aplikacionet mobile, e-commerce, VR / AR, dizajn, etj.
  • Faza: MVP, e përshtatur në treg
  • E rëndësishme: startup-i duhet të përfshijë (vendin, llojin)

Aplikoni tani pasi aplikimet do të mbyllen në 28 Korrik.

3 startup-et më të mira do të fitojnë 3 çmime, 12.000, 7.000 & 5.000 euro dhe çmime të tjera nga sponsorat!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0